RKL

RKL: Po jetojmë në kohën kur në një kazan zihen bashkë vlerat dhe anti vlerat, e vërteta e gënjeshtra, e mira dhe e liga…

Po jetojmë në kohën kur në një kazan zihen bashkë, vlerat dhe anti-vlerat, e vërteta e gënjeshtra, e mira dhe e liga, e njerëzishmja dhe e panjerëzishmja, kombëtarja dhe antikombëtarja dhe kur kufiri apo dallimi midis tyre është pothuajse i pahetueshëm, sidomos kur është në pyetje interesi  e njerëzve tanë për t u veshur me pushtet.

Në të njëjtën parti rrojnë dhe angazhohen për fitoren e përbashkët çlirimtari dhe mercenari, ish i burgosuri politik dhe inspektori i UDB-së, familjari i dëshmorëve dhe spiuni i Serbisë, arroganti që fyen dhe përbuz luftën e UÇK-së dhe luftëtari i lirisë që rrah gjoks për veprat dhe trimëritë e tij.

Nën një flamur partiak, me qëllim për të marrë pak nga të mirat e pushtetit, pranojnë të strehohen viktimat dhe xhelatët.

Realisht kjo është çorba që na ka gatuar dhe na ka lënë të ushqehemi me të, robëria shekullore.

Këta janë shqiptarët e nuk po bëhen të tjerë.

Në kohën e Titos 80 për qind e tyre ia kishte falur besimin dhe ishte betuar në rrugën e Titos edhe pas Titos, ndërsa 20 për qind e tyre nuk e pranonin robërinë dhe i kishin mbushur “ding” të gjitha burgjet e ish-RSFJ-së të gjashtë republikave dhe ky krahinave autonome.

Kjo është Kosova dhe nuk e bëmë dot  ndryshe as në këto vitet e çlirimit.

Në Gjykatën Speciale, inkuizicionale, raciste,  lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po trajtohet si “ndërmarrje e organizuar kriminale”, krerët e luftës ende pa u gjykuar  po paragjykohen si kriminelë të luftës,  sepse thuhet se paskan vrarë 80 mercenarë e spiunë të Millosheviqit, ndërsa serbët  që kanë vrarë e masakruar 13. 000 shqiptarë gjatë luftës, po trajtohen si viktima. 

Në të njëjtën kohë në vendin tonë, organizohen zgjedhje të parakohshme të tretat brenda pak kohe, sepse mujsharët e politikës e duan me çdo kusht pushtetin, buxhetin e Shtetit, të cilin do ta ndajnë, do ta zhvatin, për aq kohë sa të jenë në krye të institucioneve dhe do të mundohen me çdo kusht ta mbajnë sa më gjatë, jo për të mirën e zhvillimin e vendit në përgjithësi, por për ata që ua kanë dhënë votat.

Të ardhurit në pushtet do të shkarkojnë ata që kanë qenë dhe do të emërojnë të vetët për aq sa do të qëndrojnë në qeverisje, apo bashkëqeverisje.

Dhe, pastaj sërish nga fillimi. Pushtetarët  do të mburren, do të mbushin xhepat me fitime nga tenderët, nga rrogat e majme, nga mëditjet, shëtitjet jashtë vendit me punë e pa punë, ndërsa ata që do të ngelin në opozitë do të kritikojnë, do të përpiqen ta rrëzojnë Qeverinë, do të na thërrasin prapë në zgjedhje të reja të parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Populli që ka heronj e burra si Shkëlzen Haradinaj nuk njeh vdekje

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në 25 vjetorin e rënies e ka përkujtuar …