Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Rukiqi: Mbyllja totale mund të ndikoj në mbylljen e bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka tërhequr vërejtjen se mbyllja totale mund të ndikoj në mbylljen e bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës. Ai ka theksuar më tutje se mbyllja eventuale është me rrezik shumë të madh sepse deri tani kemi pasur rrezik për vendet e punës, poashtu edhe për mbylljen e bizneseve ndërsa tash futemi në atë fazën edhe të rrezikimit të stabilitetit financiar të vendit si në aspektin buxhetor dhe financiar dhe kjo e bënë të pashmangshëm ndonjë kolaps. Edhe kryetari i Odës Ekonomie Amerikane të Kosovës, Arian Zeka ka paralajmëruar se karantinimi i Prishtinës do të kthente vendin në një situatë të rënies së aktivitetit ekonomik, duke shtuar se rrezikon një pjesë të madhe të kompanive drejt falimentimit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Liria dhe shteti i Kosovës janë trashëgimia e UÇK-së

Ish-komandanti i UÇK-së dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se liria dhe shteti …