Sami Lushtaku: Ata që i gëzon burgosjes së çlirimtarëve nuk kanë vend dhe as vota në Drenicë

Sami Lushtaku: Ata që i gëzon burgosja e çlirimtarëve nuk kanë vend dhe as vota në Drenicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka prezantuar planin e Rimëkëmbjes para qytetarëve të Skënderajt.   Hoxhaj tha se PDK është e vetmja parti politike që ka program dhe vizion për ta rimëkëmbur vendin, gjë që është dëshmia më e mirë se kjo parti do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai theksoi se Drenica i ka dhënë Kosovës dy projekte kombëtare të mëdha, UÇK-në dhe PDK-në. Hoxhaj në Skënderaj tha se kush është UÇK e voton PDK-në, e për këtë ai tha se kjo parti do të arrijë të dalë e para. Ndërsa, kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka pasur një porosi për siç thotë ai, ata që po i gëzohen burgosjes së ish-ushtarëve të UÇK-së. “Ata që i janë gëzuar burgosjes së çlirimtarëve nuk kanë vend në Drenicë, nuk kanë vota në Drenicë. Ata që vijnë në Drenicë dhe e blindojnë me polici dhe Njësi Speciale të Kosovës nuk kanë vend në Drenicë, nuk ka vota për ta në Drenicë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku-Sadriu: Qeveria Kurti e ka futur Kosovën në sanksione dhe krizë të thellë institucionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në …