Sapo doli nga shtypi libri më i ri,"Falë i qofshim Kosovës", i politologes dhe veprimtares, Elife Luzha

Sapo doli nga shtypi libri më i ri,”Falë i qofshim Kosovës”, i politologes dhe veprimtares, Elife Luzha

“Libri Falë i qofshim Kosovës”, libër  i zonjës Luzha, është botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica“ në Prishtinë. Libri përmban shkrime publicistike të ndara në dy pjesë. Pjesa e parë titullohet “Kalvar Vuajtjesh“, e cila në përgjithësi temë bosht ka gruan shqiptare dhe problemet me të cilat ballafaqohet gruaja shqiptare. Pjesa e dytë titullohet “Nëpër Erërat e Kohërave“, në të cilen trajtohen tema të ndryshme politike e historike. Redaktore e librit është, Sevi Agolli, ndërsa recensentë të librit janë: Sabile Kecmezi Basha dhe Sherif Luzha. Elife Luzha është autore e tri përmbledhjeve me poezi dhe e shumë artikujve tematikë botuar në revista të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nezim Frakulla (1680-1760) ndër poetët e parë shqiptarë që shkroi poezi shqip me alfabet arab

Nezim Frakulla (1680-1760) ndër poetët e parë shjqiptar, që shkroi poezi shqip me alfabet arab

Letërsia shqipe me alfabet arab, apo sikur është bërë traditë të thuhet, me alfabet turko-arab, …