KEK
Fillimi / Opinione / Selim Pacolli: Liturgjia e mbajtur sot në Kishën Ortodokse Serbe nuk mund të ketë statusin e një aktiviteti fetar
Selim Pacolli: Liturgjia e mbajtur sot në Kishën Ortodokse Serbe nuk mund të ketë statusin e një aktiviteti fetar

Selim Pacolli: Liturgjia e mbajtur sot në Kishën Ortodokse Serbe nuk mund të ketë statusin e një aktiviteti fetar

Jemi dëshmitar të gjallë, kur në kohët më të errëta të popullit në Kosovë, kur jeta llogaritej numër, dhe barazohej me vdekjen, në vitet e 90-ta, po këta Pop, në emër të besimit dhe Zotit, bekonin kriminel dhe vrasës, duke i motivuar për vrasje, therrje, dhunime, përndjekje dhe depërtim të popullatës autoktone Shqiptare, për të realizua elaboratet e shumëta shoveniste të Garashaninëve, Çubriloviqëve e deri te ai i Çosiqit!
Liturgjia e mbajtur sot në Kishën që është simbol i kolonizimit dhe segregimit të kohës së sundimit gjakatar të Millosheviqit, nuk mund të ketë statusin e një aktiviteti fetar. Është një aktivitet me konotacion politik dhe me synime të rikthimit te ideologjia hakmarrëse nga pozitat e nazifashimit serbomadh, ku Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur dhe luan një rol të madh.
Ky aktivitet i mbajtur sot në kampusin e Universitetit të Prishtinës është pjesë e një projekti të rigjallëruar të Kishës Ortodose Serbe, për ta cimentuar statusin e saj si shtet në shtet. Refuzimi nga manastiri i Deçanit që ta presë kryeministrin e vendit në një vizitë të vullnetit të mirë, kërkesat e kreut të hierarkëve të kishës për status edhe më të gjerë të Kishës në Kosovë, deklaratat e vazhdueshme të kreut të Kishës se Kosova është “Jerusalemi serb”, janë veprime që nuk i shërbejnë as paqes, as stabiliteti e as pajtimit.
Si për koncidencë, rritja e veprimeve të tilla agresive nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në drejtim të Kosovës, ka përkuar me takimin e emisarëve Pallmer e Llajçak me kreun e Kishës Serbe. Prandaj, në të ardhmen edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar duhet të ketë maturi, sepse mesazhet e tyre mund të shfrytëzohen për nxitjen e intolerancës dhe të destabilizimit të vendit tonë.
Ne mbetemi të përkushtuar për respektimin e plotë të lirive dhe të të drejatve fetare e nacionale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Por, në këtë rast tërheqim vëmendjen tek keqpërdorimi i lirive dhe të drejtave fetare, me synime të errëta politike. Nga e kaluara jo e largët në hapësirat e ish Jugosllavisë e dimë se ky ndërkëmbim i keqpërdorimit të fesë në sferën politike, ka shkaktuar tragjedi të mëdha në këto hapësira.

Kontrolloni gjithashtu

Eulex

EULEX: Kemi bashkëpunuar me autoritetet e Serbisë për të siguruar përgjegjësi për krimet e luftës

Misioni i EULEX-it në Kosovë ka reaguar ndaj ish-gjyqtarit të këtij misioni, Malcolm Simmons, duke ...