Serbët vendosin përmendore në veri, Thaçi viziton Panamanë

Serbët vendosin përmendore në veri, Thaçi viziton Panamanë

Derisa serbët në veri të Kosovës po vendosin shtatore të Car Llazarit e po ndërtojnë koloni të reja, kryetari Hashim Thaçi mburret për pjesëmarrjen e tij në përurimin e zgjerimit të kanalit të Panamasë. Në njoftimin e Zyrës Presidenciale thuhet se kryetari, Thaçi, bashkë me dhjetëra liderë botëror, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të zgjerimit të kanalit të Panamasë. Sipas Thaçit, “përfaqësimi i Kosovës në këtë ngjarje, krahas shteteve tjera të botës, forcon prezencën dhe subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë”. Gjithnjë sipas tij “ftesa për të marrë pjesë në ngjarjen më të madhe të Amerikës Qendrore dhe asaj Jugore është një dëshmi se Kosova çdo ditë e më shumë po e forcon subjektivitetin e saj ndërkombëtar, po e konsolidon pozitën e vet në skenën ndërkombëtare”. Ai ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Panama ka takuar përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, prej të cilëve ka kërkuar që të marrin sa më shpejt vendime për njohjen e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …