gaz lotsjellës

Sërish gaz-lotsjellës në Kuvend

Në kohën kur ishte paralajmëruar se do të mbylleshin diskutimet, me fjalimin e deputetit të LDK-së,  Sabri Hamiti,  dhe do të vazhdonte procedura e mëtejme për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës, sërish u hedh gaz lotsjellës në Kuvend. Kryesuesi i seancës ka dhënë 10 minuta pauzë. Para ulëseve  të ministrave po qëndrojnë forca të mëdha të sigurisë si dhe pjesëtarë të opozitës. Ndërkohë po vazhdon protesta afër Kuvendit ku protestuesit po  brohorasin Isa – Hasha, Esat Pasha. Gjithashtu vërehet një dendësim i masës protestuese afër dyerve të rrethojës së Kuvendit të Kosovës. Pas pak minutave në sallën e Kuvendit kanë filluar të kthehen deputetët e partive opozitare.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …