Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marr vendim për dërgimin e më shumë luftanijeve dhe avionëve luftarakë në Lindjen e Mesme. Në komunikatën e Pentagonit thuhet se Uashingtoni synon ta përforcojë mbrojtjen pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hezbollahu dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Radio Evropa e Lirë njofton se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, e dha pëlqimin për dërgimin e luftanijeve shtesë të marinës amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Evropë – të cilat janë në gjendje t’i rrëzojnë raketat balistike. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojë edhe skuadrone shtesë të avionëve luftarakë në Lindjen e Mesme.
Kontrolloni gjithashtu
Opozita në Kosovë: Takimi NISMA-LDK anulohet, pa marrëveshje për votim mandatarin
Një ditë para seancës së Kuvendi i Kosovës për formimin e qeverisë së re, ishte …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
