Fitimet nga vaksinat kundër virusit korona kanë ndihmuar që të paktën 9 persona të bëhen miliarderë

Shoqata e Pacientëve i bën thirrje Qeverisë të siguroj më shumë vaksina kundër Covid-19

Shoqata e Pacientëve i ka bërë thirrje Qeverisë të siguroj më shumë vaksina kundër Covid-19. Kjo shoqatë ka përkujtuar se Dita e të Drejtave të Pacientëve e gjen Kosovën më shumë se asnjëherë tjetër të ekspozuar ndaj një rreziku të madh shëndetësor siç është pandemia COVID-19. “Menaxhimi i pandemisë që nga fillimi u shoqërua me shumë probleme, gjë që ndikoj në shkelje masive të të drejtave të pacientëve. Ndër problemet kryesore ishin, politizimi i pandemisë që nga fillimi, mungesa e testeve, mungesa e oksigjenit, masat preventive jo adekuate, mosrespektimi i masave, fushata e shfrenuar e partive politike, hapja e specializimeve që e la kujdesin parësor në mungesa të mëdha të mjekëve, ulja e buxhetit për barna, ndaljen e shërbimeve selektive shëndetësore, e krejt në fund edhe mungesën e vaksinave për qytetarët tanë”, thuhet në mes tjerash në komunikatën e Shoqatës për të Drejtave e Pacientëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …