leoni

Smajl Latifi: Sot, në 25-vjetorin e rënies heroike, në Zatriq, përkujtuam dëshmorët e kombit Visar Hotin e Safet Latifin

Sot, në 25-vjetorin e rënies heroike, në Zatriq, përkujtuam dëshmorët e kombit Visar Hotin e Safet Latifin.
Bashkë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, me bashkëveprimtarin dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin, me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë e bashkëqytetarë, në Ratkoc, përkujtuam trimat të cilët në kohën kur Kosova kishte nevojë më së shumti, kapën armët dhe luftuan kundër pushtuesit.
Veprimtaria e Visarit dhe e Safetit është e gjallë, e prekshme dhe jehona e të bëmave të tyre jeton ende në mendjet e zemrat tona.
Visari e Safeti qysh në moshë të re kishin skalitur në mendjen dhe shpirtin e tyre qëllime dhe ideale të larta.
Në misionin e tyre fisnik rrugëtuan ballëlartë dhe pa u hamendur. Ata nuk u zmbrapsën deri më 18 prill, ku edhe ranë heroikisht. Sa herë që i kujtojmë vitet e kthesës së madhe, zhvillimet e rëndësishme që përmbysën pushtimin e gjatë fizik e shpirtëror të popullit tonë, na sfidojnë vlerat e kombit, mundimet e panumërta, gjaku i trimave.
Veprat që na i lanë amanet Safeti e Visari dhe të gjithë dëshmorët e lirisë na mësojnë se si duhet të përballemi me të keqen, pa u ligështuar asnjëherë, se si është e mundshme të shkrijmë fuqinë dhe dijen tonë për ta çuar përpara Kosovën, se si duhet të jemi shembull në veprime, se si nuk duhet të lëshojmë pe dhe as të flemë të qetë, kur është në pyetje interesi i përgjithshëm.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …