leoni

Sot në Gjilan janë vendosur shtatoret e Agim Ramadanit dhe mulla Idriz Gjilanit

Sot në Gjilan janë vendosur shtatoret e Agim Ramadanit dhe mulla Idriz Gjilanit

Me rastin e festës së Flamurit në Gjilan është vendosur shtatorja e Agim Ramadanit dhe mulla Idriz Gjilanit. Në ceremoninë e inaugurimit të dy shtatoreve kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore dhe qytetarë të shumtë. Pas inaugurimit,  kryetari i Gjilanit dhe iniciatori i ngritjes së shtatoreve, Lutfi Haziri, ka thënë se tani  do të bashkëjetojnë dhe komunikojnë në mes vete Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani. Ndërsa ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, pasi ka përgëzuar kryetarin e e Gjilanit për inicimin për ngritjen e shtatoreve, ka thënë se ky akt do të na e kujtojë gjithmonë madhështinë e veprës së këtyre heronjve. Ish -komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se ngritja e shtatoreve të kolosëve, tregon për një sublimim të të gjitha vlerave tona kombëtare e historike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani: Konjufca drejt rikandidimit për krye parlamentar – mund të rikthehet edhe si U.D. president

Analisti Burim Ramadani ka shpërndarë një informacion të ri, duke sugjeruar se emri i Glauk …