Brickos

Sot në orën 17:00, në Amfiteatrin e madh të Universitetit të Prizrenit, shfaqet premiera e filmit dokumentar, kushtuar Hysen Gegës

Sot në orën 17:00, në Amfiteatrin e madh të Universitetit të Prizrenit, shfaqet premiera e filmit dokumentar, kushtuar Hysen Gegës

Sot në orën 17:00, në Amfiteatrin e madh të Universitetit të Prizrenit, shfaqet premiera e filmit dokumentar, “Shtegtari sypatrembur i shtigjeve të lirisë” kushtuar atdhetarit, veprimtarit, të burgosurit politik e luftëtarit të lirisë, Hysen Gegaj. Filmin e ka realizuar TV-Dielli, autor, Ahmet Qeriqi.

Emri i Hysen Gegës, radhitët në mesin e idealistëve më të përkushtuar dhe më të vendosur në idealet njerëzore, kombëtare e shoqërore. Ishte një burrë i përmbajtur, shumë i dashur dhe i respektueshëm. I urtë dhe i çiltër për nga natyra, por shumë i papërmbajtur kundër çdo padrejtësie. Kishte një buzëqeshje  të veçantë dhe kuptimplote. Ka ndërruar jetë më 28 korrik të vitit 2021. Në ceremoninë e varrimit dhe të ditëve të ngushëllimit kishin marrë pjesë mijëra veteranë, shokë të idealit, miq e të afërm nga shumë vende të Anadrinit, Kosovës e më gjerë…

Kontrolloni gjithashtu

Xhejms O’Brien së bashku me emisarin Escobar do të takohen me të dërguarin e BE-së Lajçak, për një vizitë koordinuese

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka bërë të ditur se së bashku me …