Sulejman Uglanin: qytetarët e Sanxhakut në vitin 1991 kanë mbajtur një referendum për autonomi

Sulejman Uglanin: Qytetarët e Sanxhakut në vitin 1991 kanë mbajtur një referendum për autonomi

Kryetari i Këshillit Nacional të Boshnjakëve, në Serbi, Sulejman Uglanin ka thënë qytetarët e Sanxhakut qysh në vitin 1991 kanë mbajtur një referendum në të cilën kanë kërkuar një autonomi të plotë territoriale dhe politike me të drejtën e bashkimit me një prej republikave sovrane. Në Konferencën e Paqes për ish-Jugosllavinë, në Hagë, u mor qëndrim që pakicat të cilat mbeten jashtë kufijve të republikave mëmë jugosllave duhet të fitojnë statusin special nën mbrojtjen e OKB-së. Në këtë drejtim, ne presim që në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të reformës së sistemit politik dhe të ndryshimeve kushtetuese të Serbisë statusi i Sanxhakut të zgjidhet në përputhje me rezultatet e referendumit të qytetarëve të Sanxhakut.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …