Brickos

Thaçi: Kosova e gatshme të mbështesë albanologjinë dhe kulturën arbëreshe

Thaçi: Kosova e gatshme të mbështesë albanologjinë dhe kulturën arbëreshe

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës në Universitetin e Kozencës në Itali, ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë e gatshme që në forma të ndryshme t’i mbështesë vendbanimet dhe kulturën arbëreshe. Ai gjatë takimit me rektorin e këtij universiteti, Gino Mirocle Crisci, është njoftuar nga ky i fundit me punën e institucionit, duke përfshirë në mënyrë të veçantë kontributin e departamentit të albanologjisë. “Në këtë universitet studiojnë edhe të rinj nga Kosova”, tha rektori Crisci. Ndërsa, profesori Françesko Altimari prezantoi të arriturat albanologjike, duke u ndalur me theks të veçantë te botimet e shumta të trashëgimisë letrare arbëreshe. Duke i përgëzuar për të arriturat e universitetit, kryetari Thaçi theksoi se ndjehet krenar për mënyrën se si studiohet, botohet dhe ruhet trashëgimia letrare dhe kulturore arbëreshe. “Për ta mbajtur të pashkëputur lidhjen tonë, Kosova gjithmonë ka qenë e gatshme që në forma të ndryshme t’i mbështesë vendbanimet dhe kulturën arbëreshe”, ka thënë Thaçi. Ai me profesorët e Universitetit të Kozencës ka diskutuar edhe për organizimin e projekteve të përbashkëta kulturore dhe albanologjike, si konferenca, seminare dhe kongrese në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Gjithashtu, kryetari ka vizituar edhe laboratorët e teknologjisë HighTech dhe laboratorët e tjerë të Universitetit të Kozencës, të cilët kontribuojnë në ngritjen e kompanive prodhuese. Me këtë rast ai ka thënë se implementimi i marrëveshjes mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Kozencës i hap perspektivë talentëve të Kosovës në këtë fushë me perspektivë globale.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, dega Deçan: në një vjetorin e ndarjes nga jeta, mbahen homazhe për çlirimtarin Agron Haradinaj

Të nderuara Familje të Dëshmorëve ,Invalid dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së. Të nderuar qytetarë! …