Thaçi: Sulmi ndaj Çitakut përpjekje për dëmtim të imazhit të shtetit

Thaçi: Sulmi ndaj Çitakut përpjekje për dëmtim të imazhit të shtetit

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi  ka dënuar sulmin me vezë kundër ambasadores, Vlora Çitaku mbrëmë në “University of Denver”, në Colorado. Ai ka thënë se ky sulm ishte edhe një tjetër përpjekje e radhës për ta dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Shprehja e lirë e fjalës dhe mendimit është vlerë fundamentale e demokracisë, e cila respektohet nga të gjithë ne. Kjo e drejtë nuk duhet të keqpërdoret nga askush, duke cenuar integritetin personal të askujt, aq më tepër të një zyrtari shtetëror të institucioneve të Republikës së Kosovës. Keqpërdorimi i lirisë së shprehjes, i shoqëruar me dhunë automatikisht shndërrohet në një akt të shëmtuar dhe të dënueshëm, si ai i djeshmi ndaj ambasadores së Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku. Fyerja dhe sulmi ndaj ambasadores Çitaku ishte edhe një tjetër përpjekje e ulët e radhës për të dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nxitësit dhe ekzekutuesit e veprimeve të tilla të shëmtuara, duhet të ndjehen të turpëruar”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …