Tomë Gashi: Prokurori Metush Biraj ka thënë se provat nuk mund të na i japë, sepse nuk i posedon

Tomë Gashi: Prokurori Metush Biraj ka thënë se provat nuk mund të na i japë, sepse nuk i posedon

Avokati i familjes së Astrit Deharit, z Tomë Gashi  ka bërë disa kërkesa në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë dhe kryeprokurorit të Prizrenit, Sylë Hoxha, me qëllim që në këtë hetim të marrin pjesë edhe ekspertë të pavarur. Ai në konferencën e mbajtur për media nga  Vetëvendosja ka deklaruar se ekspertët nga Shqipëria, Besim Ymaj dhe Besim Latifaj – shqiptarë të cilët jetojnë prej vitesh në Londër, e kanë përcjellë obduksionin e trupit të Astritit për ata nuk i kanë  gjitha provat të cilat  i posedojnë ekspertët e mjekësisë ligjore. Kundërshtimi për t’i dhënë provat vjen nga prokurori i rastit, Metush Biraj, i cili ka saktësuar  se këto prova nuk mund të na i japë, sepse  as ai vet nuk i posedon. Lejimi i ekspertëve të pavarur, që kanë marrë pjesë në obduksionin e Astrit është bërë sa për sy e faqe, sepse nuk ju është mundësuar të kenë të gjitha provat që i kanë edhe ekspertët e mjekësisë ligjore. Kjo është arsyeja se pse ende nuk mund të angazhojmë ekspertë të pavarur të të gjitha lëmive, sepse na pamundësohet marrja e materialeve”, ka thënë, avokati Tomë Gashi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …