Donald Trump paralajmëron se SHBA-të i kanë vënë në shënjestër 52 lokacione iraniane dhe do t’i sulmojnë shpejt

Trump i kërcënon vendet evropiane se do t’ua lëshojë në kufij luftëtarët e ISIS-it, nëse ato nuk i riatdhesojnë ata

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërcënuar vendet evropiane se do t’ua lëshojë në kufij luftëtarët e ISIS-it, nëse qeveritë e tyre nuk fillojnë t’i riatdhesojnë ata nga kampet e Sirisë. Duke folur në konferencën për vrasjen e liderit të ISISI-it, Abu Bakr al-Baghdadi, kryetari amerikan tha se shtetet evropiane janë një zhgënjim i jashtëzakonshëm. Pasi i falënderoi Rusinë, Turqinë, Sirinë dhe Irakun për dhënien e ndihmës për operacionin e kapjes së liderit të ISIS-it, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ai personalisht iu ka bërë presion vendeve të BE-së që t’i marrin pjesëtarët e burgosur të ISIS-it. “Ata erdhën nga Franca, ata erdhën nga Gjermania, ata erdhën nga Britania. Ata erdhën nga shumë shtete. Unë iu thashë se nëse nuk i marrin, do t’ua dërgoj në kufijtë e tyre dhe pastaj ata mund të zbaviten duke i zënë përsëri”, tha ai. Trump shtoi se, nëse të burgosurit e ISIS-it ikin nga kampet e kontrolluara nga kurdët, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kapin njerëzit që duan të kthehen në Gjermani, Francë, Britani dhe në pjesë të tjera të Evropës. Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka bërë kërcënime të tilla edhe në të kaluarën. Para disa javësh, ai kishte deklaruar se nuk mërzitet për ikjen e luftëtarëve të ISIS-it nga burgjet, sepse, siç kishte thënë ai, ata do të shkojnë në Evropë.

Kontrolloni gjithashtu

Pas tre bllokimeve të Listës Serbe, Kryeministri ndërron narrativën dhe zbut akuzat

Tri herë brenda këtij viti Vetëvendosje inskenoi të njëjtin skenar politik: bllokimin e Listës Serbe …