U mbajt Marshi Protestues: Mitrovica kërkon drejtësi për Astrit Deharin

U mbajt Marshi Protestues: Mitrovica kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Në marshin protestues të organizuar nga qytetarët  me moton, “Mitrovica kërkon drejtësi për Astritin!” kanë marrë pjesë shumë protestues nga Mitrovica e më gjerë.   Marshi filloi nga xhamia kryesore e qytetit dhe vazhdoi në shesh për t’u ndalur te busti i heroit, Mehë Uka. Aty u mbajtën edhe disa fjalime nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit Degës së Shoqatës së të Burgosurve Politikë, në Mitrovicë  ku u kërkua drejtësi për Astritin, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten ndaj qytetarëve të Kosovës. Përgjatë rrugës qytetarët brohorisnin parulla: “Unë jam Astriti”, “Drejtësi për Astritin”, ndër bartnin edhe pankarta në duar, me mbishkrimet “Nuk ka qetësi, pa drejtësi”, “Drejtësi për Astritin”, “Lironi të burgosurit politik”. Pjesë e këtij marshi ishte edhe deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, drejtuesit e qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë, e gjithashtu edhe drejtuesit e degës së AKR-së, në këtë qytet të ndarë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …