Millorad Dodik: Asociacioni një ditë do të jetë Republikë Serbe, edhe pse kjo nuk iu pëlqen shqiptarëve

Uashingtoni zyrtar ka reaguar kundër Millorad Dodikut, pasi ai po kërcënon me shkëputje nga Bosnja e Hercegovina

Uashingtoni zyrtar ka reaguar  kundër kryetarit të “Republika Serbe”, Millorad Dodik, pasi ai po kërcënon me shkëputje nga Bosnje e Hercegovina, duke minuar edhe punën e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës. Kërcënimet e Millorad Dodik ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë cilësuar si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe të dëmshme për përparimin e mëtejshëm të Bosnje e Hercegovinës. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten mbështetësi dhe partneri më i fortë i Bosnje-Hercegovinës dhe popullit të saj. Ne zotohemi të vazhdojmë të mbështesim sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnjës e Hercegovinës dhe të mbajmë përgjegjës ata që kërkojnë të minojnë institucionet dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit. Angazhimi ynë është i fortë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të heqin dorë nga populli i Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …