LDK: Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

LDK: Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka biseduar për procesin e dialogut dhe propozimin evropian. Abdixhiku  i ka thënë Lajçakut se LDK-ja mbështet procesin e dialogut dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel. LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Amerikës. LDK-ja rithekson se mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.  Ajo përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës. Në takim, z. Lajçak i kërkova sqarime në lidhje me tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme”, ka shkruar Abdixhiku në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …