Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka ndryshuar praktikën, të cilën e kishte ndërmarrë ish-rektori Ramadan Zejnullahu, i cili kishte stopuar regjistrimin me automatizëm të një numri të caktuar të studentëve të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së. Në konkursin për pranimin e studentëve të rinj, që është shpallur të premten është bërë me dije se UP-ja do t’i pranojë 151 studentë, që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve. “Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të paraparë, UP-ja do t’i regjistrojë deri në 151 studentë të rregullt, që i takojnë familjes së ngishte të dëshmorëve (anëtarë të familjes së dëshmorëve: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët). Studentët e kësaj kategorie do të shpërndahen në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka lejuar në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2016/17 t’i regjistrojë 7 mijë 546 studentë, prej të cilëve 6 mijë 586 studentësh të rregullt dhe 96 me korrespodencë.
![Universiteti “Hasan Prishtina”](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/universiteti-i-Prishtines-640x330.jpg)