Brickos

UCK

Veterani i UÇK-së, Ekrem Bajraktari, nga Kizhareka, Drenas, kërkon ndihmë financiare për bashkëshorten, me qëllim të operimit, në Turqi

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, Ekrem Bajraktari, nga Kishnareka, Drenas, kërkon për ndihmë, sepse bashkëshortja e tij Arta, ka nevojë për transplant jashtë vendit. Bashkëshortja ime Arta Bajraktari-Temaj që nga muaji Gusht i vitit 2020 është diagnostikuar me Limfomë Margjinale-MARGINAL ZONE NON HODGKYN LYMPHOMA. Nga Nëntori i vitit 2020 deri në muajin Prill të vitit 2021 është trajtuar me kimioterapi në një spital në Turqi mirëpo pas kontrolleve të fundit që kemi në Turqi dhe në QKUK, mjekët kanë konstatuar se sëmundja është përsëritur dhe tani sipas mjekëve duhet urgjentisht të bëhet transplanti i Palcës Kurrizore. Trajtimi për transplant do të kryhet në Spitalin Medical Park në Stamboll ndërsa shuma e kërkuar është 75 mijë euro. Ne deri me tani kemi siguruar një mbështetje prej 30 %, nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kosovës, ndërsa shumën tjetër duhet ta sigurojmë vetë. Në pa mundësi për ta siguruar shumën e duhur, kërkoj ndihmë nga ju miq, shokë, familjarë, humanistë, njerëz të vullnetit të mirë që me aq sa keni mundësi të na ndihmoni që ta sigurojmë shumën e nevojshme për trajtim jashtë vendit. Nr. i telefonit për kontakt 044 217 568 Ju falënderoj përzemërsisht! Me respekt: Ekrem Bajraktari

Kontrolloni gjithashtu

Arbëreshë Krasniqi: Personat me sindrom down janë pjesë e pandashme e shoqërisë

Sot në Malishevë, mbështetur nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, me rastin e shënimit të …