Vetëvendosje

Vetëvendosja: Ekspertët mjeko-ligjorë, hedhin poshtë raportin zyrtar për vdekjen e Astrit Deharit

Në një komunikatë të Vetëvendosjes thuhet se “Të gjeturat nga mjeko-ligjorët Besim Ymaj dhe Besim Latifaj, hedhin poshtë raportin e mjeko-ligjorëve të caktuar nga institucionet shtetërore, i cili nuk shpjegonte lidhjet shkencore e logjike midis konstatimeve të shkakut të vdekjes dhe shkaktarit të vdekjes. Ky raport i detajuar nga Dr. Ymaj dhe Dr. Latifaj demanton shumë konstatime nga organet e hetuesisë dhe prokuroria, të cilat me nguti, pas shumë deklaratave kontradiktore, vdekjen e Astritit u përpoqën ta paraqesin si “vetëvrasje”. Dhe për më keq, Kryeprokurori Sylë Hoxha, menjëherë pas publikimit të këtij raporti deklaron se këtë raport të ekspertëve ligjorë të pavarur nuk do ta marrin parasysh, thuhet mes tjerash në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …