Vetëvendosja ka hapur sot fushatën zgjedhore në qytetin e Pejës, duke paralajmëroi fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit

Vetëvendosja ka hapur sot fushatën zgjedhore në qytetin e Pejës, duke paralajmëroi fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur sot fushatën zgjedhore në qytetin e Pejës. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani të shoqëruar edhe nga kandidatë tjerë për deputetë u pritën nga një numër i madh i qytetarëve të cilët kishin dalë në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në mbështetje të tyre. Moti i mirë që mbretëroi sot me rastin e hapjes së fushatës, për Kurtin shërbeu si figurë krahasimi me pranverën e vitit 2021 që sipas tij po e paralajmëron fushata. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ketë pjesëmarrje masive të qytetarëve që do të votojnë. Ani pse këtë paradite dega e Vetëvendosjes në Prishtinë e hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti bëri të ditur se në orën 19:30 do të mbajnë një tubim të hapjes në kryeqytet.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …