Vjollca Haxholli

Violeta Haxholli: Liderët në Kosovë duhet t’i përgjigjen me seriozitet dakordimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës konsideron  se zotimet e Uashingtonit duhet të trajtohen me seriozitet, pasi në të kundërtën, nuk do të dihej si do reflektonte kjo në arenën ndërkombëtare. “Zakonisht çdo shtet kur futet në aranzhime ndërkombëtare, dakordime, apo zotime siç janë quajtur dakordimet e Uashingtonit, atëherë varet nga ai shtet si dëshiron të reflekton në arenën ndërkombëtare, të tregoj seriozitetin e tij si shtet karshi obligimeve ndërkombëtare që merr. E njëjta gjë është edhe për marrëveshjen e Uashingtonit… Besoj se liderët në Kosovë duhet t’i përgjigjen me seriozitet angazhimeve të tyre, karshi dakordimeve të Uashingtonit, t’i trajtojnë me seriozitet ato zotime që janë marrë dhe të veprohet në këtë drejtim si shtet serioz që përmbush obligimet e saja ndërkombëtare”, thotë ajo. Zbatim të tërësishëm të kësaj marrëveshje, po kërkon njohësi politik, Ramush Tahiri, i cili thotë se zotimet e Uashingtonit janë të mira për Kosovën dhe duhet të zbatohen në tërësi.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …