Yuri Kim

Yuri Kim: Nga ju kam dëgjuar thënien e famshme të Skënderbeut që bashkimi bën fuqinë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë ditën e sotme një mesazh duke përdorur një shprehje të heroit tonë kombëtar Skënderbeut, se bashkimi bën fuqinë. Derisa  fliste për të drejtat e grave, ajo u shpreh se ndarja sjell gjithmonë dobësi ndërsa shtoi se përçarja është arma që përdor armiku. Kim bëri apel që qytetarët të mos ndahen në burra dhe gra, gegë dhe toskë, veriu dhe jug apo qoftë edhe ndarje mes partish duke shtuar se kjo nuk është në përfitimin e tyre. “Sa nga ju kanë dëgjuar thënien e famshme të Skënderbeut që bashkimin bën fuqinë. Ajo është një nga shprehjet e mia të preferuara. Vendi i gruas është aty ku ajo ku dëshiron të jetë. Nuk i përket askujt për t’i thënë një gruaje se ku duhet të jetë. Unë kam bërë kaq sa kam bërë për shkak se kam pasur ndihmë. Jam ndihmuar nga njerëzit. Duke filluar nga nëna ime. Ishin edhe burrat që më ndihmuan. Mendoj që mendojmë për atë që tha Skënderbeu që bashkimi bën fuqinë duhet të mendojmë që ndarja ndjell dobësi, tha Yuri Kim.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …