Zëvendës-ndihmës-sekretari Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee: Perspektiva evropiane për Kosovën, prioritet i ShBA-së

Zëvendës-ndihmës-sekretari Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee: Perspektiva evropiane për Kosovën, prioritet i ShBA-së

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim zëvendës-ndihmës-sekretarin Amerikan të Shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroazi Hoyt Brian Yee. Kryetari Thaçi dhe zëvendësndihmëssekretari Yee kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale, rolin e ShBA-së në rajon, perspektivën euroatlantike të Kosovës, dialogun me Serbinë dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. Me këtë rast, Thaçi ka thënë se vazhdimi i mbështetjes së ShBA-së për Kosovën dhe rajonin, mbetet çelës për paqe e stabilitet të qëndrueshëm. “Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-së në të gjithë sektorët e jetës në Kosovë”, ka shtuar presidenti.

 Thaçi ka njoftuar zëvendës-ndihmës-sekretarin Yee për sukseset më të fundit të Kosovës, zgjedhjet komunale dhe betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti jo shumicë. “Zgjedhjet komunale janë një dëshmi tjetër e pjekurisë politike të Kosovës, ndërsa dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një hap i madh drejt forcimit të sistemit të drejtësisë dhe konsolidimit të integritetit shtetëror të Kosovës”, është shprehur Thaçi. Duke folur për prioritetet e Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe transformimi i FSK-së mbesin prioritete konkrete, pa lënë anash prioritetet e përhershme që janë ekonomia dhe forcimi i sundimit të ligjit.
Ndërkohë zëvendës-ndihmës-sekretari Amerikan i Shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroazi, Hoyt Brian Yee, ka thënë se ShBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithëmbarshme për Kosovën. “Perspektiva evropiane për Kosovën, si dhe për tërë rajonin, janë prioritete të ShBA-së”, ka thënë Yee. Në këtë takim është biseduar edhe për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ku u vlerësua se Kosova është lider në rajon në luftimin e terrorizmit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …