Zhvillimet e fundit në Turqi pas përpjekjeve për grusht shtet

Zhvillimet e fundit në Turqi pas përpjekjeve për grusht shtet

Në Turqi kanë vazhduar operacionet e sigurisë, pas përpjekjes për grusht shtet ushtarak të dështuar, me ç’rast janë vrarë qindra dhe plagosur më se një mijë të tjerë. Edhe pse situata duket se është stabilizuar, kryetari i Turiqisë Rexhep Tajip Erdogan ka postuar një mesazh në rrjetin Twitter, ku kërkon nga mbështetësit që të mbeten në rrugë për ta parandaluar “një shpërthim të ri” të aktivitetit në kuadër të grushtshtetit.

Arrestimet në Turqi nga ana e njësiteve policore kanë filluar nga mbrëmë dhe deri tash ka shkuar duke u rritur numri. Në deklarimin e fundit për medie nga kryeministri Binali Yildirim u tha se numri it ë arrestuarve nga radhët e ushtarëve të forcave të armatosura arrin 2. 839.

Një grup nga forcat komplotiste në Turqi ka marrë nën drejtim një fregatë të një baze detare. Sipas Reuters, ata kanë marrë fregatë në bazën detare Golxhuk të Turqisë. Aty thuhet se është duke u mbajtur peng kreu i flotës turke.

Greqia ka ndaluar  tetë ushtarakë turq që kanë ateruar me helikopter në qytetin verior të Greqisë, Aleksandropolis. Autoritetet greke kanë thënë se ata sapo kanë ateruar, menjëherë janë arrestuar. Ushtarakët turq kanë kërkuar azil politik në Greqi, por se a do të ju jepet azili ende nuk është konfirmuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …