muqa 900
vipa
driloni com
vala – old
Fillimi / Dëshmorët / Asllan Destan Kleçka (24.5.1947 – 14.9.1998)
Asllan Destan Kleçka (24.5.1947 – 14.9.1998)

Asllan Destan Kleçka (24.5.1947 – 14.9.1998)

Java e dytë e shtatorit të vitit 1998, pas betejave të njohura për flakë e zjarr në Lez e Jeshkovë të Vërrinit, Rogovë të Hasit, Dejë, Lugmir, Zatriq e Palushë të Anadrinit, filloi me luftimet në Shqiponjë, në Prapaçan, Beleg e Gllogjan, në të cilat l Ime përjetësohen: Driton Zeneli, Muhamet Shala, Haxhi Krasniqi, Shefqet Zukaj, Xhevet Hoti dhe vëllezërit Ukaj; Isufi, Azemi dhe Sadriu, nga Ratishi i Poshtëm. Në Tropojë përjetësohet luftëtari i pathyeshëm Përparim Xhafer Krasniqi, djalë i axhës me dëshmorin Adrian Krasniqi, e në Bogaj, në atë kufi të mallkuar shqiptaro-shqiptar, në një pritë përjetësohen: Shpëtim Bobi, Sadri Vishaj, Xhevat Sej fij aj , e në “Qafën e Milishecit” edhe Ekrem Lulaj e Burhan Dervishaj.

Në Qarravik të Klinës vritet Mirush Dakaj i njohur si “Korbi”; në Ferizaj Nysret Salihaj; në Shtime Skënder Salihaj, ndërsa në “Zhillovicë” të Gjeravicës, Agim Ramadani, me një aksion të rrufeshëm sulmon forcat serbe, Mervete Maksutaj sulmon stacionin policor në Qallapek të Lugut të Baranit, në Qëndresë të Klinës bëhet rivarrimi i Mehedin Morinës të përjetësuar në Gexhë më 14 maj, dhe kështu përfundon e tërë java duke kulmuar me Betejën e Kaçanollit kur përjetësohen: A vdurrahim Maliqi, Bekim Lushaku, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu, Nazmi Zhegrova, Avni Shabani, Rifat Zeneli, Ilaz Hyseni, Ramadan Behrami dhe Musa Begu e në luftimet e Reçakut përjetësohet Ismajl Luma, por në frontin e Anadrinit, ndërsa luftëtarët e Batalionit të Rahavecit shtegtojnë për t’u riarmatosur në Shqipëri të cilëve u prinin Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici, në një pritë të kurdisur vritet luftëtari i njohur i Betejës së Rahavecit, Asllan Kleçka i njohur si “Kleçka” e si “Baba”.

Dëshmori i kombit Asllan Kleçka, i Destanit dhe i Qelebije Avdylit, bijë e Krushës së Vogël, babë i lutëtarëve: Luan, Destan, Jeton e Adrian Kleçka e bashkëshort i Xhylsimës, është i lindur më 24 maj të vitit 1947 në Rahovec. Si pasojë e fërkimeve të ndryshme ndërmjet pushtetit të porsaformuar sllavokomunist dhe lëvizjeve të mbetura nëpër Malet e Garaçevës e të Llpaçevës, Asllani herët mbeti pa babain dhe u rrit pa vëlla e motër, nëna Qelebi kishte vetëm Asllanin dhe Saninë, por edhe pa Saninë, nënë Qelebija mbeti shumë herët. Pasi e mbaroi shkollën fillore, si një çapkën e problem “i parehatshëm” ishte shumë ambicioz; ëndërronte konstruktimin e fluturakeve dhe kyçet në zejtari. Bëri emër si mjeshtër i shquar i teknikës precize; s’kishte vegël e makinë të cilën nuk ishte në gjendje ta ndreqte Asllan Kleçka, mjeshtër-gjeni i njohur jo vetëm në Rahovec por edhe në të gjitha fshatrat e Anadrinit. Si mjeshtër i madh, punësohet në Industrinë e Masave Plastike “18.

Nëntori” në Rahovec, ndërsa shquhej në aktivitetet kulturore që zhvilloheshin në Shtëpinë e Kuturës, sot

Qendra Kulturore “Mensur Zyberaj”: ishte aktor i njohur në grupin dramatik, më vonë edhe regjisor ndërsa krahas këtyre aktiviteteve merrej me zbulimin e themeleve të “Kështjellës” së Rahavecit që gjendet në pjesën veriore të vendbanimit të sotëm dhe kështu Asllan Kleçka gjatë viteve ’70 merrej edhe me zbulimet arkeologjike në “Turnben e Harnzagës”, “Qeshme të Tarës” dhe në “Majën e Shkodranit” ku edhe gjendet kalaja e Rahavecit.

Si mekanik i njohur, akuzohej për keqpërdorimin e mjeteve të motorizuara teknike, prandaj edhe shpesh arrestohej dhe rrihej deri në alivanosje. Lirohej me kusht dhe vazhdonte jetën e një mekaniku në Rahavec, mirëpo përherë ishte më i mbarë kur vepronte ilegalisht, dhe asnjë aktivitet legal nuk e tërhiqte Asllan Kleçkën. Shquhej për riparimin e armëve të zjarrit; i dashuruar në psitoleta që në fëmijëri shumë shpesh “binte në konflikt me ligjin”.

Por, me daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenaj, Asllan Kleçka e kishte parë me sy aksionin e parë të djelmoshave të Adem Jasharit në aksin e magjistrales Prizren-Gjakovë, më 26 prill 1998, ndërmjet fshatrave Piranë e Krushë e Vogël, prandaj edhe në këtë ditë zënë fill përpjekjet e Asllan Kleçkës që të kyçet në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në fshatin Drenaj të Zatriqit shtegton për t’u bashkuar me të bijtë Luanin dhe Destanin të cilët veç ishin sistemuar në pikat “Vlora 1-2” në Drenaj e Zatriq. Asllani udhëton së bashku me Ismet Tarën -Hoxhën e Rahavecit dhe kështu kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shtabin Operativ Lokal të fshatit Drenaj të Zatriqit prej nga evoluon Brigda 124 e Zonës Operative të Pashtrikut. Këtu, në Drenaj, Asllani është luftëtar i Xhemë Gashit, Mahir Hasanit, Selim Krasniqit, Gani Paçarizit, Xhelal Hajdës dhe Selajdin Mullabzit, e pranë të bijve Luanit e Destanit, më vonë edhe Ardianit e Jetonit që do të kyçet në Frontin e Koshares në kuadër të Brigadës 138 “Agim Ramadanit” të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit.

Sipas operacioneve që drejtonte Gani Paçarizi, sot dëshmor i kombit, Asllan Kleçkës i caktohet segmenti kontrollues që shtrihej prej “Kuçishteve” jo larg “Varrit të Nuses” në drejtim të fshatit Fortesë, nëpër pikat: “Kisha e Berjakës”, “Vorret e Shtavicës”, “Shpia e Xajës”, “Vorri i Nuses” dhe “Kërshi i Keq” nga kalonte edhe korridori kryesor i logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, detyrë kjo të cilën Asllani e kreu me përpikmëri shumë të madhe, madje edhe me aksione më të kulluara, prandaj edhe prej 19 majit të vitit 1998 forcat policore serbo çetnike nuk pretendojnë më për ta kontrolluar aksin e kurrizores “Shpati i Remnikës” përkatësisht kodrinat përreth gurit trigonometrik 442 në “Pallaticë” e deri në “Rrasave të Rahovecit” kah “Ura e Aliagës” dhe këtë e ushtronte duke lëvizur dhe duke u pozicionuar nëpër pikat më strategjike të Anadrinit.

Duke ushtruar këtë aktivitet, me operacione të ndryshme, Asllani edhe një herë bëhet tmerr e trishtim për policinë serbe e cila ishte vendosur në Hotelin “Park” të Rahovecit, në stacionin policor, në “Mahallën e Shkijeve” dhe në fshatin Hoçë e Madhe. Me daljen e Batalionit të Rahovecit në “Kërshin e Keq”, Asllan Kleçka së bashku me të bijtë: Luanin, Destanin dhe Ardianin kalon në sektorin për mirëmbajtjen teknike të armatimit, vepron nën komandën e Xhelal Hajdës- Tonit dhe gjendet në çdo aksion të ndërmarrë deri në “Rrasat e Rahovecit”, së bashku me Tonin e Micin kurse edhe në çdo detyrë që ia ngarkonte Gani Paçarizi deri në fshatin Fortesë. Së andejmi Asllani përcillte lëvizjet nëpër pyjet e Hamocit dhe të Rrapishteve të “Grykës së Berjakës”.

Në Betejën e Rahavecit, Asllan Kleçka avancon ndër të parët dhe niset prej pozicionit “Lugu i Ibrës”, jo larg “Rrasave të Rahavecit”, Ishte i pajisur me automjetin BMV në të cilin pati montuar një “Culinov 12.7” dhe i merr “Rrasat e Rahavecit” e së andejmi zbret në drejtim të “Ujësjellësit”. Atë ditë, me shpejtësi të madhe avancon nëpër “Kryqin e Allagës” dhe pozicionohet te pika “Stacioni i Autobusave” jo larg Hotelit “Park”. Asllani mbrohet mirë nga “Tumba e Hamzagës” dhe u qëndron breshërive më të dendura të gjuajtjeve gjatë ditëve 18, 19 e 20 korrik. Çdo segment i sigurimit ushtarak dhe civil serboçetnik ishte i angazhuar për zënien e Asllan Kleçkës dhe për shkatërrimin e grupit të tij.

Edhe pas tërheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej Rahavecit, më 24 korrik, Asllan Kleçka me Jahja Danuzën, sot dëshmor i kombit, me Hamdi Mullaliun dhe autorin e këtij shkrimi, edhe një herë niset prej Dragabili nëpër Zatriq, Drenaj, Nushpal dhe Burim dhe tenton për të depërtuar në Rahavec. Arrin deri te “Ura e Dërvish-Hamzës” e së andejmi ridepërton në pozicionet që i kishte gjatë Betejës së Rahaveci. Në betejën te “Lugu i Shqipeve” Kleçka, por tash pa kushëririn Sadik Kleçka, gjendet në harkun e parë defansiv me pretendime ofensive kah “Rrasat e Rahavecit” nën komandën e Xhelal Hajdës- Tonit. Përgatitja profesionale e Asllanit me të bijtë Luanin, Destanin dhe Ardianin, guximi i madh, vendosmëria për t’u qëndruar eshaloneve të Prizrenit, çonin lartë moralin e të gjithë luftëtarëve të lirisë që vepronin në batalionin e Rahavecit. Por prej 2 gushtit të vitit 1998 kur Xhelal Hajda vendosi për ta riarmatosur batalionin e Rahavecit, Asllani caktohet me detyrë që të patrullojë nëpër “Kurrizin e Pisjakut” që shtrihet prej fshatit Celinë, nëpër “Hamoce” e deri në “Rrihje” të Rahavecit. Gjatë këtyre lëvizjeve Asllani shpesh zbret edhe bri Liqenit të Bllatës e stacioni i autobusave, pika këto që patën rënë nën kontrollin e forcave serboçetnike. Aktivitetin gueril Asllani e shtrin edhe në aksin e magjistrales Prizren-Gjakovë, sidomos te “Plepat e Celinës”, te “Ura e Bardhasë”, te “Ura e Brodit” dhe te “Ura e Aliagës” e këtë detyrë e ushtron deri më 13 shtator ndërsa vritet në mënyrë shumë tinëzare më 14 shtator të vitit 1998 në kodrinat e “Mellave” të Nagacit, jo larg Celinës, Nagacit, Hoçës së Vogël, Brestosit dhe Rahavecit. Argatët e shkijeve arrijnë për ta tërhequr trupin e pajetë të Asllanit dhe policia serbe e shtrin në oborrin e kuvendit komunal të Rahavecit. Madje edhe ndalonte qytetarë të rastit e nxënës të shkollës fillore fqinje që të gjithë të binden se nuk është më Asllan Kleçka. Nëna Qelebije, së bashku me veprimtarët Dr. Agim Durguti e Sheh at Metbala arrin ta tërheqë trupin e pajtë të të birit dhe në mënyrë modeste e përcjell në amshim, ndërsa pas ndërprerjes së aktiviteteve luftarake të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, djelmoshat e Adem Jasharit rivarrosin Asllan Kleçkën në “Kopshtin e Dëshmorëve” në Rahavec, pranë komandantëve legjendarë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Miei e Gëzim Hamza-Piktori dhe sot trupi i pajetë i “Babës” pushon pranë shokëve të rënë për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. (S. C.)

Kontrolloni gjithashtu

Xhelal Bajram Hajda - Toni (19.07.1967 - 6.11.1998)

Xhelal Bajram Hajda – Toni (19.07.1967 – 6.11.1998)

Xhelal Bajram Hajda, i njohur si ’’Kolonel Toni’’ si ’’Komandant Toni’’ e si ’’Toni’’ është ...