Monthly Archives: December 2015

Vazhdojnë provokimet luftënxitëse të Rusisë kundër Turqisë

Pamjet e një anije luftarake ruse të armatosur dhe me lansuesit e predhave në pozicion qitje, gjatë kalimit nëpër Bosfor i ka zemëruar turqit. Ministri i Jashtëm turk Çavushoglu e ka cilësuar këto veprime si provokim nga pala ruse. Ai tha se vendi i tij do të përgjigjet në rast …

Më shumë...

Vdiq arkipeshkvi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës, Rrok Mirdita

Arkipeshkvi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës, Rrok Mirdita, u nda nga jeta sot në mesditë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas një hemoragjie cerebrale. Shëndeti i arkipeshkvit 76 vjeçar u përkeqësua papritur të premten e kaluar. Disa vite më parë ai u kurua nga zemra, por vazhdoi me …

Më shumë...

Opozita në Shqipëri organizon protestë kundër Qeverisë

Opozita  në Shqipëri organizon protestën e paralajmëruar javë më parë.Protesta do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbej” për të vijuar me marshim drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u ndalur para Kryeministrisë. Policia e Shqipërisë ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin …

Më shumë...

Lunaçek kaparqitur raportin për Kosovën në Komitetin e Poltikës së Jashtme të PE-së

Zëvendës-kryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, në cilësinë e raportueses për Kosovën, në Komitetin e politikës së jashtme ja kaparqitur  raportin për Kosovën. Edhe kësaj radhe raporti përmban arritjet në raportet e Kosovës me BE-në, por edhe i referohet situatës aktuale në Kosovë dhe pozitës së saj rajonale dhe ndërkombëtare.  …

Më shumë...

Policia ka arrestuar deputeten Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se sot policia ka arrestuar  deputeten  Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, derisa ajo po  shkonte në një tubim në Gjilan. Vetëvendosja konstaton se koalicioni qeveritar PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. …

Më shumë...

UNMIK-u reagon për ‘sulmin’ në Gorazhdec, nuk reagon asnjëherë për shqiptarët

Edhe administrata e UNMIK-ut në Kosovë, ka reaguar ndaj incidentit të djeshëm në Gorazhdec të Pejës, fshat ky i banuar me serbë. Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, poashtu ka dënuar edhe një sulm tjetër me armë zjarri në një dyqan në Burim, derisa dy serbë ndodheshin brenda objektit. “E dënoj …

Më shumë...

KMDLNJ: Rasti i Gorazhdecit të mos paragjykohet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar që incidenti në fshatin Gorazhdec të hetohet pa e paragjykuar rastin. Duke përkujtuar edhe sulmet e mëparshme që kanë ndodhur në këtë fshat të banuar me serbë, KMDLNJ thekson se “në të gjitha këto raste është paragjykuar edhe …

Më shumë...

AAK: Ndal zgjidhjes me mjete policore

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur të papranueshëm dhe të panevojshëm arrestimin e deputetes, Albulena Haxhiu. Në një reagim për medie, AAK vlerëson se ky arrestim “është një goditje e rëndë për autoritetin e deputetëve”. “Kosova sot është përballë një problemi politik, një krizë politike, një krizë parlamentare …

Më shumë...

Nisma: Masat represive po e thellojnë krizën

Edhe Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj arrestimit të deputetes, Albulena Haxhiu. Ky subjekt konsideron se këto metoda represive, vetëm sa do ta thellojnë krizën politike në vend. Nisma thekson se arrestimi i deputetes, Haxhiu, është vazhdim i represionit të këtij pushteti tashmë të delegjitimuar, kundër opozitës së bashkuar. “Ky …

Më shumë...

Policia sllavo-maqedonase rrah të paraburgosurit duarlidhur të Grupit të Kumanovës

Duke shkelur çdo ligj për trajtimin human të burgosurve, Policia sllavo-maqedonase ka ushtruar dhunë të pashembullt ndaj disa të paraburgosurve shqiptarë për rastin e Kumanovës. Kjo ka ndodhur pas seancës së djeshme gjyqësore në Shkup, kur Policia po i kthente në qendrat e paraburgimit. Ky informacion është bërë i ditur …

Më shumë...

Arrestohet edhe deputeti, Faton Topalli

Edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Faton Topalli është arrestuar para pak minutash. Burime të medieve mësojnë se ai është arrestuar brenda Kuvendit të Kosovës, ku sigurimi nuk e ka lejuar të dalë jashtë ndërtesës. Ndalimin e ka konfirmuar edhe vetë deputeti, Faton Topalli, përmes një njoftimi në Facebook. “Para gjysmë …

Më shumë...

Edi Rama: Ç’shëmti e trishtueshme

Ç’shëmti e trishtueshme, mu në Ditën Kombëtare të Rinisë, të shohësh PD e sotme të mbytur në pellgun e një vandalizmi mizerabel, teksa kujton lëvizjen studentore që shembi regjimin komunist e i dha jetë vetë Partisë Demokratike, pa thyer asnjë xham. Ç’shëmti e trishtueshme të krahasosh protestat e zemrave plot …

Më shumë...

VV reagon kundër arrestimit të Albulenë Haxhiut dhe Faton Topallit

Lëvizja Vetëvendosje  ka bërë të ditur se është arrestuar  deputeti Faton Topalli brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës nga Policia, e cila sot arrestoi edhe deputeteb, Albulenë Haxhiu. Megjithatë, as kjo polici e asnjë instrument i pushtetit të Isa Mustafës e Hashim Thaçit nuk do të mund ta ndalin kundërshtimin …

Më shumë...

Limaj priti në takim drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, z. Jan Peter Olters

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj priti në takim drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, z. Jan Peter Olters. Në këtë takim mori pjesë edhe anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, z. Shyqiri Bytyqi. Sipas njoftimit për medie nga kjo parti, në këtë takim është diskutuar për projektin …

Më shumë...

Thaçi udhëtoi në Hungari

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Hungari, me ç’rast do të takohet me krerët e shtetit hungarez. Ai, me këtë rast, do të ketë takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin do të nënshkuajnë marrëveshjen për zhvillim …

Më shumë...

Apeli lë në fuqi masën e arrestit për deputetin, Fisnik Ismajli

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, për deputetin, Fisnik Ismajli. Kolegji penal i përbërë prej tre gjyqtarësh, e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Poashtu, Apeli i ka vlerësuar si të …

Më shumë...