Monthly Archives: June 2016

Moska kërkon nga Serbia të mbajë referendum para hyrjes në BE dhe në NATO

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë kërkon që të mos përshpejtohet marrëveshja Kosovë – Serbi

Gazeta beogradase, “Blic” bën të ditur se autoritetet e larta të Kremlinit  kanë kërkuar nga Serbia që paralelisht me zgjedhjet presidenciale në vitin e ardhshëm të mbahet edhe referendumi për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Referendumi është temë e të gjitha bisedimeve ndërmjet zyrtarëve rusë e serbë. …

Më shumë...

Graiçevci: Me gjithë largimin nga BE-ja Britania e Madhe do të vazhdojë t’i qëndrojë afër Kosovës

Duke folur për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe për reflektimin e këtij largimi në raportin Kosovë-BE, ambasadori I vendit tonë në Londër, Lirim Graiçevci ka përkujtuar se Britania e Madhe ka qenë një nga aleatet kryesore të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ajo ka shtyrë vazhdimisht të …

Më shumë...

Krichbaum: Shqipërisë mund t’ia heqin statusin e vendit kandidat për shkak të zvarritjes së “Reformës në Drejtësi”

Gjermania është lodhur me politikën shqiptare dhe debatet e saj mbi reformën në drejtësi. Kancelarja Angela Merkel, nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Çështjeve Evropiane në Bundestag, Gunther Krichbaum, ka artikuluar dhe “kërcënimin” më të rëndë për Shqipërinë. “Mendoj që të gjitha palët e përfshira të jenë të ndërgjegjshme për përgjegjësinë …

Më shumë...

Kryetari, Hashim Thaçi ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në vendin tonë, Kivilcim Kilic

Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në vendin tonë, Kivilcim Kilic, të cilës i dorëzoi telegram ngushëllimin për viktimat e sulmeve terroriste në Stamboll. Gjatë takimit të zhvilluar ai i shprehu asaj ngushëllime në emër të qytetarëve të Kosovës, familjeve të viktimave, presidentit Rexhep Taip Erdogan …

Më shumë...

Kosova përfiton 600 milion euro në vit nga diaspora

Euro

Kosova përfiton 600 milion euro në vit nga diaspora. Kjo shumë e jashtëzakonshme ka qenë temë bisede gjatë takimit në Austri të ministrit të Financave, Avdullah Hoti me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve me të cilët diskutoi për mundësitë e investimeve  në Kosovë. Me këtë rast ai paraqiti instrumentin e …

Më shumë...

Në Gjilan do të kujtohet dëbimi i popullsisë shqiptare nga Kosova Lindore

Sot në Gjilan do të kujtohet dëbimi i popullsisë shqiptare nga Kosova Lindore. Me këtë rast do të publikohen fotografi me anë të të cilave do të dëshmohet dëbimi i shqiptarëve nga trevat lindore të Shqipërisë etnike nga dhuna sistematike e Serbisë si dhe për presionin dhe dhunën sistematike me …

Më shumë...

Sot publikohen rezultatet e Testit të Maturës Shtetërore

Matura

Sot publikohen rezultatet e Testit të Maturës Shtetërore. Rezultatet do të publikohen nga Komisioni shtetëror i Maturës. Përveç rezultatit të Testit të Maturës, Komisioni shtetëror i Maturës do të japë edhe informata të përgjithshme rreth procesit të organizimit dhe administrimit të testit.

Më shumë...

Kryetari Bashota ngushëllon popullin turk me rastin e sulmit terrorist

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, përmes një mesazhi ngushëllues ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve të Komunës së Klinës dhe dhimbjen e tij personale, me rastin e sulmeve terroriste në Aeroportin e Stambollit, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona dhe u plagosën shumë të tjerë. “Jam shumë …

Më shumë...

Qeveria e përkushtuar ta fuqizojë sektorin minerar

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në vazhdën e angazhimeve për realizimin e objektivave të Qeverisë është e përkushtuar që të zhvillojë dhe fuqizojë sektorin minerar, duke çmuar dhe vlerësuar si shtyllën më të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm të vendit, ka deklaruar Blerand Stavileci ministër i Zhvillimit Ekonomik, në tryezën me …

Më shumë...

Ministri Yagcilar takoi përfaqësuesit e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, takoi përfaqësuesit e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, kryesuar nga Avdullah Hasani, kryetar. Ministri Yagcilar, fillimisht ka përgëzuar të rinjtë për angazhimin  e tyre dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur pjesëmarrjen e të rinjve në vendim marrje. Me këtë rast, …

Më shumë...

Me shumicë votash miratohet kërkesa e BI-së në Deçan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Lumbardh

Më të vetmen pikë të rendit të ditës të mërkurën është mbajte seance e Asamblesë Komunale ku ishte vazhdimësi e seancës së dt 24.06.2016 dhe 27.06.2016 ku edhe është diskutuar pika e rendit të ditës, Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardh për caktimin e …

Më shumë...

AKK organizon Panairin “Shtëpia e Komunave”

Me rastin e përvjetorit të 15-të, të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), në Sheshin “Zahir Pajaziti” është organizuar Panairi “Shtëpia e Komunave”, ku janë ekspozuar nga komunat e Republikës së Kosovës, strategji, plane zhvillimore, broshura të ndryshme etj. Me këtë rast, ky panair është vizituar edhe nga …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri dhe ministri Murati biseduan për pritjen e bashkatdhetarëve nga Diaspora

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur ministrin e Diasporës, Valon Murati, me të cilin ka biseduar për pritjen dhe ofrimin e  shërbimeve sa më të mira për bashkatdhetarët tanë me qëndrim në shtetet e ndryshme të botës, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë. Ministri Murati, tha se …

Më shumë...

RKL: A kreu të martën Mali i Zi agresion në territorin e Kosovës?

Marrëveshja për demarkacionin në fazën përfundimtare të procesit lë mundësi për korrigjime eventuale teknike

Të martën, autoritetet malazeze kanë hequr tabelën kufitare që e kishin vendosur deputetët e Vetëvendosjes. Me këtë i bie që Mali i Zi është interferuar disa kilometra në brendësi të territorit të Kosovës, veprim ky që mund të merret si shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Marrëveshja …

Më shumë...

Podgorica dërgon notë proteste për vendosjen e flamurit kuqezi në kufi

Ndërkombëtarët shtojnë presionet për demarkacionin

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi i ka dërguar një notë proteste vendit tonë pas vendosjes së një tabele kufitare dhe flamurit kombëtar nga deputetët e Vetëvendosjes. Në notën e protestës, Podgorica ka kërkuar nga Prishtina që të ndalë veprime të ardhshme të ngjashme. Flamuri kombëtar dhe …

Më shumë...

Thaçi vlerëson lart linjën e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri

Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka vlerësuar se vija e re e interkonjeksionit 400 kilovoltësh Shqipëri-Kosovë, i jep edhe më shumë fuqi marrëdhënieve vëllazërore. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga kombinimi i kapaciteteve të termocentraleve të Kosovës dhe hidrocentraleve të Shqipërisë, do të përfitojnë qytetarët dhe …

Më shumë...