Monthly Archives: August 2016

Reagim ndaj shkrimit:“Në atlaset e Murat Mehës, kufiri është deri në Çakorr” botuar në portalin Telegraf

Murat Meha e Muzafer Çaka nga Agjencia Kadastrale të Kosovës po qëndrojnë për një vizitë në Kroaci

Me datë 22 08 2016, në portalin telegrafi, rastësisht lexova shkrimin tendencioz e diskualifikues me titull:  “Në atlaset e Murat Mehës, kufiri është deri në Çakorr”. Duke përcjellë mediat e shkruara dhe elektronike shpesh herë të krijohet përshtypja se gjithçka mund të kontestohet bile edhe ajo që është reale, e prekshme …

Më shumë...

Të rinjtë e Malishevës, në fushatë vetëdijesimi për kujdes në vozitje

Organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Malishevës dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Malishevë, të rinjtë malishevas, po zhvillojnë një fushatë vetëdijesuese për kujdes në trafik, përkatësisht për kujdes gjatë vozitjes, me moton “Kujdes-Shpejtësia vret”. Gjatë kësaj fushate, të rinjtë, kanë shpërndarë edhe fletushka, përmes së cilave …

Më shumë...

MKRS nënshkruan memorandum me RrOK për Qendrën Historike të Prizrenit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për Hartimin e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit me Rrjetin e Organizatave të Kulturës në Prizren, përmes të cilit parashihet që MKRS-ja të përkrah me shumën prej 50 mijë euro me qëllim të realizimit të këtij …

Më shumë...

Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor

Rreth 13 mijë nxënës të shkollave të Komunës së Skenderajt do të fillojnë vitin e ri shkollor 2016/2017 në 23 shkolla fillore të mesme të ulta,  në 3 shkolla të mesme të larta dhe në 1 institucion parashkollor. Komuna e Skenderajt përkatësisht Drejtoria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet …

Më shumë...

Shoqata e Biznesit Kosovaro-Gjerman e interesuar për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Mitrovicës

Presidenti i Shoqatës së Biznesit Kosovaro-Gjerman, Friedbert Pflüger, me bashkëpunëtorë, ka vizituar Mitrovicën, me ç’rast është pritur nga nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim, Pajazit Hajzeri. Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në komunën e Mitrovicës, me theks të posaçëm për intensifikimin e …

Më shumë...

Një cikël poezish të poetit, veteranit të arsimit dhe veprimtarit, Xhemal Pllana

Një cikël poezish të poetit, veteranit të arsimit dhe veprimtarit, Xhemal Pllana

Poezia bashkëkohore dhe përgjithësisht krijimtaria letrare artistike në Kosovë ka mjaft emra të panjohur sa duhet për opinionin lexues, për shkaqe të natyrës objektive e subjektive. Jeta e gjatë nën robëri e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e mbetura nën regjimin kriminal  serb, ka bërë që një pjesë e …

Më shumë...

Jo zyrtarisht: Lista Serbe do ta kushtëzojë votimin e Demarkacionit me krijimin e AKS-së në veri

AKS

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se përveç nëntë deputetëve të koalicionit PDK-LDK, të cilët janë deklaruar publikisht se nuk do ta votojnë demarkacionin, Lista Serbe në koalicion qeveritar ka kushtëzuar votimin me krijimin e Asociacionit të Komunave serbe nëp Veri të Kosovës. Edhe pse lajmi nuk është konfirmura zyrtarisht është …

Më shumë...

Minxhozi: Takimi i Nishit përpjekje e Serbisë dhe Shqipërisë për ta forcuar bashkëpunimin rajonal, pa Kosovën

Minxhozi

Duke folur për forumin ekonomik, i paralajmëruar të mbahet gjatë tetorit, në Nish, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, ka thënë se nikoqir është kryeministri serb, Vuçiq dhe se asnjëherë nuk është diskutuar për një takim trepalësh, ku do të merrnin pjesë edhe kryeministri apo kryetari i Kosovës. Minxhozi …

Më shumë...

Serbia dëshiron thellim të miqësisë dhe bashkëpunimit me Shqipërinë, por pa Kosovën

Aleksandar Vucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar për agjencinë Tanjug se Serbia do t’i vazhdojë politikat e saj në ruajtjen e paqes e stabilitetit, dhe do të vazhdojë të ndërtojë lidhje shtetërore, në veçanti me Shqipërinë dhe me Bosnje Hercegovinën. Qeveria e Serbisë, do të vazhdojë të ndërtojë stabilitet rajonal …

Më shumë...

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër sulmin kundër mediumit të vetëm publik të Kosovës

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër sulmin kundër mediumit të vetëm publik të Kosovës

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal ndaj mediumit të vetëm publik, ku persona të panjohur kanë sulmuar objektin me granatë dore, në vendin ku janë të vendosur transmetuesit e valëve dhe gjeneratorët rreth orës 22:00. “Në kohën kur ka ndodhur ky shpërthim, shumë nga kolegët …

Më shumë...

Më 25 gusht, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Kleçkë, përurohet libri: “Në çdo lis një sy shqiponjë”

Më 25 gusht, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Kleçkë, përurohet libri: "Në çdo lis një sy shqiponjë"

Më 25 gusht, në orën 12.00 në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Kleçkë, bëhet promovimi i librit, “Në çdo lis një sy shqiponjë” i autorëve:  Arsim Krasniqi, Nasuf Gashi dhe Hasan Maksuti. Monografia i  kushtohet Togut të Artilerisë të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”.

Më shumë...

Ali Lajçi: Me demarkacion, shteti i Kosovës po humb pronë publike

Ali Lajçi

Ish-anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me Malin e ZI, Ali Lajçi, thotë  se me këtë demarkacion, shteti i Kosovës po humb pronë publike, e jo prona të cilat janë menaxhuar nga komunat. Ai ka thënë se toka që po e humb Kosova me këtë …

Më shumë...

Daçiq përshëndet UNMIK-un dhe rolin që po luan ky mision kundër pavarësisë së Kosovës

Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka pritur në takim dhe ka biseduar me përfaqësuesin special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shef i UNMIK-ut, në Kosovë, Zahir Taninin në prag të mbledhjes që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit të në të cilën do të shqyrtohet …

Më shumë...

Prof. Dr. Friedbert Pflüger viziton Deçanin

Të martën komunën e Deçanit do ta viziton Prof. Dr. Friedbert Pflüger, një personalitet i shquar i shtetit të Gjermanisë, i cili për më shumë se 20 vjet ka mbajtur pozicione drejtuese në politikë, administratë, biznes dhe akademi. Prof. Dr. Friedbert Pflüger, shoqërohet nga lideri i AAK-së z.Ramush Haradinaj. Komuna …

Më shumë...

Juniku organizon trajnime me fermer

MBPZHR, në bashkëpunim me Qendrën Informative Komunale të bujqësisë në komunën e Junikut, organizon trajnime me fermer,të mbështetur nga Projekti ”Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore”. Tema: Sëmundja Gungore e lëkurës te gjedhi. Andaj ftohën të gjithë fermerët e Komunës së Junikut qe te marrin pjesë në …

Më shumë...

QKMF në Skenderaj pranoi pajisje medicinale donacion nga Gjermania

Nënkryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë me zëvendësministrin e Shëndetësisë Mevludin Krasniqi kanë pranuar një donacion me 2000 njësi pajisje medicinale nga Gjermania dedikuar QKMF-së në Skenderaj. Më këtë rast nënkryetari Nura ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e këtij donacioni të vlefshëm për …

Më shumë...