Pas një kohe të gjatë fërkimesh midis Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Financave, çështja e blerjes së 51 autobusëve të rinj është në prag të zgjidhjes. Ministri, Avdullah Hoti sot ka nënshkruar Garancinë Shtetërore për Trafikun Urban, që i mundëson Komunës së Prishtinës blerjen e …
Më shumë...Yearly Archives: 2016
Kroatët kërkojnë dëmshpërblime nga Serbia
Kroacia vazhdon të jetë e pakompromis në kushtet e saj drejtuar Serbisë. Listës së kushteve tani i është shtuar edhe kërkesa për reparacione të dëmeve të luftës. Gazeta serbe ‘Veçernje Novosti, duke cituar burime brenda Këshillit të Evropës, ka konfirmuar se kroatët kanë vënë në listën e tyre të gjitha …
Më shumë...Ka vdekur dhe është varrosur ish i burgosuri politik, Rexhep Shaip Badallaj
Ka vdekur ish i burgosuri politik, Rexhep Shaip Badallaj. I ndjeri ka qenë pjesëmarrës në demonstratën e Zhurit të 28 marsit të vitit 1989, në kohën kur Serbia e Milosheviqit, Kosovës ia kishte suspenduar edhe autonominë. Atë ditë forcat serbe në oborrin e shkollës së Zhurit kishin vrarë: Xhemshit Badallajn, …
Më shumë...Rexhep Qosja, mendje erudite, sedër volteriane,kritikë goditëse Roterdamiane, zëdhënësi besnik i kombit…
(Në 80-vjetorin e lindjes së dr. Rexhep Qoses) Aureola kombëtare, mendja erudite, sedra volteriane, kritika goditëse kundër prapësive e marrëzisë si ajo e Erazmo Roterdamit, zëdhënësi më besnik i kombit, origjinaliteti intelektual, i profesor doktor, Rexhep Qoses, janë vlera unike, të këtij kolosi të letrave tona. Me qëndrimin e tij …
Më shumë...Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, fillimi i kapitullit të fundit të shpërbërjes së Unionit
Fillimi i rrënimit të BE-së doemos se do t’i nxit shqiptarët të bashkohen, të unifikohen dhe ta shikojnë realitetin me sy hapur dhe jo me ëndrrat se fillimisht do të bashkohemi në BE, pastaj të bashkohemi mes veti. Kjo logjikë tashmë ka rënë. Britania e Madhe ka qenë dhe do …
Më shumë...Miratohen disa vendime nga kabineti qeveritar
Lajmet e orës 12.00 25. 6 2016 Kryetari Hashim Thaçi ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që gjatë dhjetë ditëve të ardhshme të ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi. Deputetët e koalicionit PDK-LDK thonë se paraprakisht duhet një konsensus më i gjerë për t’i siguruar votat e nevojshme, …
Më shumë...AAK kërkon që Prokuroria të hap hetime për keqpërdorimet në MPB
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur shqetësimin për të gjeturat e Audotirit të Përgjithshëm për keq-qeverisje dhe shkelje të ligjeve nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë vitit të kaluar. Në njoftimin e AAK-së, thuhet se sipas Raportit të Auditorit të Përgjithshëm, MPB-ja po vazhdon me shkelje të mëdha …
Më shumë...Thaçi: Nuk do të lejojmë kolonizimin e veriut nga Serbia
Kryetari, Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen austriake ‘Die Presse’, ndër të tjerash, ka folur edhe për projektin ‘Lugina e Diellit’, të cilin e ka cilësuar si përpjekje të rrezikshme të Serbisë për të kolonizuar veriun e Kosovës. Ai u ka bërë thirrje të gjithë refugjatëve që të …
Më shumë...Stojanoviq ankohet pse UNMIK-u nuk ka kompetenca
Numri dy në Qeveri pas Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq ka shprehur keqardhje që UNMIK-u është përjashtuar nga vendim-marrja për Kosovën. Në një prononcim për mediet në Beograd, zëvendëskryeministri nga radhët e Listës ‘Srpska’, Branimir Stojanoviq ka shtuar se është mirë që EULEX-i të qëndrojë në Kosovë për të konstrolluar institucionet …
Më shumë...Shtohen kërkesat për të ndjekur shembullin e Britanisë
Referendumi britanik, në të cilën shumica e britanikëve votuan për dalje të vendit nga BE, ka nxitur edhe partitë në shtete të tjera për të ndjekur një praktikë të tillë. Partitë që ideologjikisht i përkasin të djathtës, kërkojnë mbajtjen e referendumeve të ngjashme edhe në vendet e tyre. Kështu, kryetarja …
Më shumë...Kadri Veseli shpreh ‘keqardhje’ për referendumin britanik
Ndonëse e ardhmja e Bashkimit Evropian po bëhet gjithnjë e më e pasigurt, veçmas pas daljes së Britanisë së Madhe, klasa politike shprehet tejet optimiste se vendi ynë do të jetë pjesë e familjes evropiane. Për kryekuvendarin, Kadri Veseli, rruga e integrimit të vendit tonë drejt BE-së do të jetë …
Më shumë...Zbukurohet parku ,,Ahmet Shtimja” me lule dhe bimë dekorative
Për rregullimin e parqeve publike me bimë dekorative, lule e drunj, Komuna e Shtimes ka kontraktuar NPT “Agro Coop” nga Shtimja, i cili projekt sipas kontratës të lidhur nga Zyra e Prokurimit kap vlerën prej 6,865.30 euro. Sipas drejtoreshës për Shërbime Publike, Ardiana Rama – Gashi, lule të llojeve të …
Më shumë...Humanisti Kryeziu, investoi në rregullimin e ujit për QMF-në në Pagarushë
Humanisti Skënder Kryeziu nga Pagarusha e Malishevës, në kuadër të aktiviteteve të tij humanitare, është duke e rregulluar sistemin e ujit për Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Pagarushë. Për këtë qëllim, sot këtë QMF e ka vizituar edhe drejtori i shëndetësisë, Hajdin Berisha, i cili e ka falënderuar donatorin …
Më shumë...Komuna e Mitrovicës organizon takime publike dhe dëgjimore për Planifikimin e Buxhetit 2017 – 2019
Duke u bazuar në shkresën zyrtare me nr. 04/02-031-40445 për caktimin e orarit për mbajtje të dëgjimeve buxhetore Komuna e Mitrovicës fton qytetarët dhe të gjitha palët tjera të interesit për pjesëmarrje, me qëllim të planifikimit të buxhetit për vitet 2017-2019 Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa …
Më shumë...Tomë Gashi: EULEX-i ende nuk ka mandat për të vepruar në Kosovë
Avokati Tomë Gashi duke folur lidhur me anulimin e seancave të hetuesisë së veçantë kundër Azem Sylës dhe të tjerëve të caktuara për datat 27, 28, 29 qershor dhe 1 korrik 2016, ka deklaruar se arsyeja për këtë shtyrje vlerësohet të jetë se EULEX-i sepse ende nuk ka mandat për …
Më shumë...Mbahet takimi i sigurisë në Suharekë
Komuna e Suharekës ka mbajtur takimin e sigurisë të cilin e hapi kryesuesi njëherit edhe Nënkryetari i Komunës së Suharekës z.Rexhep Kuçi dhe raportoj për aktivitetet që kanë ndodhur në komunë gjatë javës që e lamë pas. Takimi u hap me raportimin për takimin që e zhvilloj Kryetari Asllanaj me …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
