Ramush Haradinaj ka zhvilluar takimin e parë si kryeministër i vendit me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Pas takimit ambasadori Delawie ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për Kosovën, duke thënë se politikat e SHVA-ve ndaj Kosovës mbesin ato që kanë qenë. Ai u ka bërë thirrje …
Më shumë...Monthly Archives: September 2017
Përkujtohen dëshmorët e kombit Sadri Vishaj në fshatin Beleg dhe Xhevat Sejfijaj në Gllogjan
Më homazhe dhe vendosje të kurorave më lule, në përvjetorin e rënies janë përkujtuar dëshmorët e kombit Sadri Vishaj në fshatin Beleg dhe Xhevat Sejfijaj në Gllogjan. Homazhe kanë bërë ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Deçanit Sami Cacaj më bashkëpunëtorë, Kolonel Abdyl Mushkolaj, familjarë të dëshmorëve, invalid …
Më shumë...Deçani dhe Juniku kanë mbajt punëtori të përbashkët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018
Deçani dhe Juniku kanë mbajt punëtori të përbashkët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018. Kjo punëtori është organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) në Deçan. Gjatë kësaj punëtorie është biseduar për konsolidimin e buxhetit komunal për vitin kalendarik 2018. Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie kanë diskutuar …
Më shumë...Filloi realizimi i projektit për riparimin e kanalizimeve në komunën e Malishevës
Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara në Komunën e Malishevës, ka filluar të realizohet edhe projekti për riparimin e rrjeteve ekzistuese të kanalizimeve, të cilat kanë defekte, apo janë bllokuar për shkaqe të ndryshme. Në mesin e këtyre riparimeve, është edhe kanalizimi në lagjen “Mirëdita” në Malishevë, pasi …
Më shumë...Organizuar nga KQZ-ja është bërë tërheqja e shortit për renditjen e partive politike për zgjedhjet lokale të 22 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Sipas këtij shorti, Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje garon me numrin 94, Lëvizja Vetëvendosje, me numrin 10, Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 47, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës …
Më shumë...Begaj dhe qeveria komunale në Malishevë përkujtuan 11 Shtatorin
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtorët e drejtorive komunale, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e kanë filluar me një minutë heshtje, në shenjë përkujtimi dhe solidariteti me popullin amerikan, me rastin e përkujtimit të ngjarjes tragjike të 11 shtatorit 2001 në New York të Shteteve …
Më shumë...Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli takoi ambasadorët e Francës, Italisë dhe Sllovenisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takime të ndara ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi dhe atë të Sllovenisë, Bojan Bertoncelj. Ambasadorët e uruan kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për zgjedhjen edhe për një mandat në krye …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë zyrtarisht drejtimin e Qeverisë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë zyrtarisht drejtimin e Qeverisë së Kosovës. Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë në një ceremoni solemne nga ish- kryeministri Isa Mustafa te kryeministri i ri i vendit Ramush Haradinaj. Mustafa me këtë rast i ka dorëzuar një përmbledhje të punës të cilën kabineti i …
Më shumë...Kryeministri Rama i thotë Greqisë se Shqiperia nuk do të mbyllë sytë as gojën në mbrojtje të të vërtetave dhe të drejtave të veta
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i adresoi një mesazh Greqisë fqinje, duke thënë se Shqiperia nuk do të mbyllë sytë e as gojën “në mbrojtje të të vërtetave dhe të drejtave të veta duke nënvizuar se shume shpejt do te ketë zgjidhje për problemet e mbartura me Greqinë. “Ne vazhdojme …
Më shumë...Hashim Thaçi: 11 shtatori 2001 ishte dita më e kobshme në shekullin e sapofilluar, por veçanërisht për popullin mik amerikan
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatori, ka thënë se dita e 11 shtatorit 2001 ishte më e kobshmja në shekullin e sapofilluar për mbarë botën, por veçanërisht për popullin mik amerikan. Ai ka shkruar në rrjetin social se sulmet terroriste ndaj Qendrës Botërore të …
Më shumë...Lunaçek: Votimi i Listës serbe për Qeverinë Haradinaj sinjal pozitiv për bisedimet me Serbinë dhe lehtësim për BE-në
Duke folur për Qeverinë e Ramush Haradinajt eurodeputetja dhe nënkryetarja e Parlamentit Evropian, raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek është shprehur se Qeveria e re e Kosovës duhet të fillojë trajtimin e problemeve urgjente të Kosovës që nga dita e parë. “Një rrugëdalje nga kriza ekonomike, iniciativa për tërheqjen …
Më shumë...Naim Maloku, ka vlerësuar se kryeministri Ramush Haradinaj do të sjellë model të ri të punës në Qeverinë e re
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka vlerësuar se kryeministri Ramush Haradinaj do të sjellë model të ri të punës në Qeverinë e re. Ai ka thënë për “Epoka e Re” se Haradinaj do të jetë kërkues si dhe do ta shkarkojë cilindo ministër që nuk i kryen obligimet …
Më shumë...KQZ-ja po shqyrton aktgjykimet e dërguara nga KGJK-ja lidhur me decertifikimin e kandidatëve për kryetarë komunash
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka i ka thënë KosovaPress-it, se KQZ është duke i shqyrtuar të gjitha aktgjykimet që janë dërguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe beson që sot do të fillojë decertifikimi i kandidatëve për kryetarë dhe kandidatë për asamble komunale, të cilët në tri …
Më shumë...Qindra mijëra katalunjas demonstrojnë sot në rrugët e Barcelonës me kërkesë për shkëputje nga Spanja dhe shpalljen e pavarësisë
Sot në ditën kombëtare të Katalonjës, qindra mijëra mbështetës të pavarësisë pritet të zbresin në rrugët e Barcelonës për të marrë pjesë në një demonstratë, me kërkesë për shkëputjen nga Spanja dhe shpalljen e pavarësisë së Katalunjës. Ish-ministri i Jashtëm i Spanjës, njëkohësisht ish-sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, …
Më shumë...Ministri Bytyçi: Zotohem se do të vë të gjithë eksperiencën time dhe mundësitë ligjore në shërbim të përmirësimit të arsimit dhe shkencës
Shyqeri Bytyçi nga Nisma për Kosovën, i zgjedhur ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me të marrë këtë post ka shkruar se është i njoftuar për gjendjen e arsimit në Kosovë. Megjithatë, ai ka kërkuar ndihmë për bashkëpunim me profesionistë dhe ekspertë të shkencës. Ai është zotuar se do ta …
Më shumë...Shqiptarët e komunave të Kosovës Lindore shpresojnë se Qeveria Haradinaj do të iu dalë në ndihmë
Shqiptarët në Kosovën Lindore shpresojnë në reflektim të Qeverisë Haradinaj që të angazhohet më shumë për përmirësimin e të drejtave të tyre. Formimin e institucioneve në Prishtinë, shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë mirëpritur, ndërkohë që ata shpresojnë në qeverinë Haradinaj, që do të reflektojë në përmirësimin e të drejtave …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
