Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. Takimi zhvillohet nesër me 20 korrik 2018 me fillim në ora 13:15 në ndërtesën e MPJ-së. …
Më shumë...Monthly Archives: July 2018
Haradinaj takon kryetarin e Subkomitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Australisë, Chris Crewther
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar sot me kryetarin e Subkomitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Australisë, Chris Crewther, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy shteteve. Zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media ka dhënë detaje lidhur me takimin …
Më shumë...LDK: Seanca e Kuvendit të Kosovës sot u ndërpre në mungesë të shumicës parlamentare
Në fakt, ky koalicion asnjëherë nuk ka pasur shumicë në Kuvendin e Kosovës, përveç ditës kur u zgjodh Qeveria. Vendi nuk mund të qeveriset nga koalicioni i pakicës, i cili nuk ka legjitimitet. Grupi Parlamentar i LDK-së nuk do të përkrahë vazhdimin e kësaj forme të qeverisjes, ku një pakicë …
Më shumë...Ivica Daçiq: Nëse Kosova do kompromis me Serbinë duhet të heqë dorë nga pavarësia
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se nëse Kosova do kompromis me Serbinë, nuk mund të vërë qëllime maksimaliste siç është pavarësia. Nëse duan që të arrihet te kompromisi, të gjithë duhet të krijojmë atmosferë për kompromis e jo të vëmë qëllime dhe kërkesa maksimalsite. Duke …
Më shumë...Thaçi: Në procesin e ardhshëm unë shoh pengesa edhe më të mëdha nga autoritet e Serbisë, por shpresoj…
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie ka dhënë detaje nga dita e djeshme e takimeve në Bruksel. Të gjithë në mënyrë unike kemi paraqitur qëndrimin e institucioneve në favor të dialogut dhe negociatave me Serbinë, por në të njëjtën kohë me përkushtimin tonë se ky proces …
Më shumë...Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj: Do t’i nxjerrim në teren komisionet të cilat do të bëjnë rikategorizimin e rrugëve
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sot e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e kritereve për kategorizimin e rrugëve, udhëzim ky që deri me tani nuk ka gjetur zbatim sipas ministrit. Ai ka thënë se ky dokument parasheh kategorizimin e rrugëve të reja apo ekzistuese për Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe …
Më shumë...Visar Ymeri kërkon që sot në Kuvendin e Kosovës të diskutohet për çështjen e dialogut me Serbinë
Grupi Parlamentar i PSD-së ka propozuar sot që në Kuvendin e Kosovës të vihet si pikë e rendit të ditës, çështja e dialogut me Serbinë. Visar Ymeri e ka bërë këtë kërkesë në fillim të seancës së sotme duke thënë se arsyeja është se dialogu me Serbinë po vazhdon nga …
Më shumë...Ermira Babamusta: Doli nga shtypi libri filozofi politike “Etikë dhe Politikë” i autorit Bujar Plloshtani
Doli nga shtypi libri më i ri me ese “Etikë dhe Politikë” i autorit, Bujar Plloshtani, me parathënie nga Ermira Babamusta. “Etikë dhe Politikë” është libër që plotëson një boshllëk në fushën e filozofisë dhe politikës, sidomos në teoritë e ekzistencializmit, analizës psikoanalitike dhe teorisë së konceptimit të njeriut. Nëpërmjet …
Më shumë...Ermira Babamusta: Intervista me Shkrimtarin, Bujar Plloshtani
Cili është libri juaj më i ri dhe kur e keni botuar? Bujar Plloshtani: Libri më i ri që është botuar këtë vit mban titullin “Etikë dhe Politikë”, dhe ndërkohë ky botim vjen nga kolana e filozofisë politike. Për çfarë bën fjalë libri? Bujar Plloshtani: Materia në fjalë është …
Më shumë...Frank Shkreli: Miqësia shqiptare-kroate
Kryetarja e Republikës së Kroacisë Znj. Kolinda Grabar-Kitaroviq gjëndet këtë javë për një vizitë shtetërore në Tiranë, e ftuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta. Media shqiptare njofton se Presidentja e Kroacisë do të pritet me ceremonitë më të larta shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, ndërkohë që …
Më shumë...Kryetarja, Kolinda Grabar-Kitaroviq, falënderoi popullin shqiptar për ndihmën në çlirimin e Kroacisë
Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, falënderoi popullin shqiptar për kontributin që i ka dhënë Kroacisë. Kitaroviq, gjatë qëndrimit në Tiranë, tha se shqiptarët kanë luftuar për lirinë e Kroacisë, madje shumë prej tyre kanë dhënë edhe jetën. Diskutuam për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Shqipëria ishte mikja jonë kur miqtë …
Më shumë...Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)
Zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka reaguar publikisht pasi ka parë që në listën e veteranëve të UÇK-së është përfshirë një person nga Gjilani. Zeka ia pa publikuar certifikatën e veteranit, dhe sipas tij, personi në fjalë ka qenë në shërbim të UDB-së serbe në Gjilan. Zyrtari qeveritar, …
Më shumë...Komuna e Prizrenit injoron komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian gjatë ndarjes së materialit ndërtimor
Komuna e Prizrenit ka publikuar Listën e 47 përfituesve për material ndërtimor. Në përjashtim të vetëm një rasti përfitues me material për ndërtim të kulmit, në mesin 47 përfituesve nuk gjendet asnjë përfitues nga rradhët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Për përfitim të materialit ndërtimor kanë qenë mbi 12 …
Më shumë...Në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot mbahet provimi pranues
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues që fillon sot në disa fakultete të Universitetit të Prishtinës. Siç bëhet e ditur rektori Dema do e filloj vizitën në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, për të vazhduar …
Më shumë...Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim e ndihmon QKUK-në me pajisje në vlerë prej 370 mijë euro
Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim do të bëjë sot dorëzimin e aparaturave në vlerë prej 370 mijë euro për Klinikën e Kardikokirurgjisë në QKUK. Ky donacion bëhet në kuadër të projektit “Mbështetje për sistemin shëndetësor në Kosovë”. Sipas njoftimit të Ambasadës së Italisë në Kosovë, këto aparatura do të …
Më shumë...Sot rivarroset heroi i kombit, Ilir Lushtaku në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt
Me një ceremoni të veçantë sot do të zhvarrosen eshtrat e bashkëluftëtarit të komandantit legjendar Adem Jashari, Ilir Sylejman Lushtaku. Heroi i kombit, Ilir Lushtaku ka rënë heroikisht në mbrojtje të atdheut më 26 Mars 1999 në Prekaz të Poshtëm në një betejë të ashpër me forcat serbe e cila u …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
