Yearly Archives: 2019

Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Hale e viziton sot Kosovën

Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë

Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale do të qëndrojë sot për vizitë në Prishtinë. Vizita e tij e cila ka për qëllim nxitjen e palëve për vazhdim të dialogut, ka nisur dje në Beograd, ku ka takuar udhëheqësit serb, ndërsa sot në Prishtinë do të takojë udhëheqësit …

Më shumë...

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron organizimin e protestave për ta kundërshtuar platformën për dialogun

Albulena Haxhiu: Nëse nuk bëhet koalicioni me LDK-në opsion janë zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës dje në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar platformën për dialogun, të cilën e kundërshtoi opozita. Deputetja Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thotë se këtë platformë do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese. “Ne e kemi kundërshtuar edhe rezolutën e votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, …

Më shumë...

Zëvendëskryeministri Pacolli thotë se se dialogu me Serbinë nuk duhet të kushtëzohet me heqjen e taksës 100%

Ministri Pacolli: Shteti serb të mos abuzojë politikisht me një operacion të thjeshtë të Policisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behxhet Pacolli është optimist se javën e ardhshme qeveria e Kosovës do të mund të pezullonte taksën 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake. “Unë besoj se kështu edhe do të jetë por edhe insistoj që në të gjitha bisedimet me partnerët tanë të …

Më shumë...

Haziri: Kosova nuk guxon të bije në grackën e shkëmbimit të territoreve sepse nuk ka çka jep dhe as Serbia nuk ka çka kërkon

Haziri: Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse duam mos ta shohim xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth asaj se si e sheh ai ndryshimin e mundshëm të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se në kuadër të negociatave për dialog, Kosova nuk ka çka jep dhe as Serbia nuk ka çka kërkon. Sipas tij, Kosova nuk guxon …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Aleksandër Vuçiq me retorikë luftënxitëse sikur Millosheviqi, po përgatitet që ta destabilizojë rajonin

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Aleksandër Vuçiq me retorikën e tij luftënxitëse si ish shefi i tij Sllobodan Millosheviq, është duke i frikësuar qytetarët serb dhe duke fajësuar gjithë botën, si duket po përgatitet ta destabilizoj rajonin. Limaj ka thënë se Vuçiq është duke i përdorur bashkëqytetarët  …

Më shumë...

Edhe në Ferizaj u shënua 8 Marsi – Dita e Gruas

Ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, ishin mbushur si asnjëherë më parë me zonja ferizajase që kishin ardhur në organizimin kushtuar Ditës së Gruas – 8 Marsit. Nikoqire e këtij organizimi që u realizua nën përkujdesjen e të parit të Ferizajt, Agim Aliu, ishte Kryesuesja e Kuvendit të Komunës …

Më shumë...

Nadire Ymeri – Drejtore e re e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, udhëheqësi i njësisë së shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Ibush Bakolli, ka pritur në takim, drejtoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Nadire Ymeri. Në këtë takim u bisedua për rrjedhën …

Më shumë...

U mbajtën zgjedhjet për këshillin e fshatit në Tërstënik të Vitisë

Në fshatin Tërstenik të komunës së Vitisë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të këtij fshati. Kryetar i fshatit Tërstenik, me votat e të gjithëve u rizgjodh Isuf Ibrahimi. Ndërkaq në këtë takim kanë marrë pjesë 39 banorë. Gjithashtu është zgjedhur edhe Këshilli i Fshatit me 9 …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI PRITI UDHËHEQËSIT E UNIVERSITETIT TË INDIANAS NË SHBA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim dekanin e Universitetit të Indianas në ShBA, Lemuel W. Watson dhe menaxherin e programit të Qendrës për Edukim Ndërkombëtar, Zhvillim dhe Hulumtim në këtë Universitet, Evan Mickey. Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen në të gjitha nivelet …

Më shumë...

MKRS-ja realizon 100% të masave të parapara me PKZMSA-në

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka realizuar 100% të masave të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA-së) për vitin 2018. Në funksion të avancimit të kornizës ligjore përkatësisht përafrimit të legjislacionit me Acquis-në e BE-së, në kuadër të masave legjislative, MKRS-ja ka arritur të hartojë dhe …

Më shumë...

Nën patronatin e ministrit Gashi hapet ekspozita “Hasjania” në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në hapjen e ekspozitës së skulptorit Luan Mulliqi, të titulluar “Hasjania”, e cila u organizua në Galerinë e Hamamit në Prizren, aktivitet ky i organizuar nga MKRS-ja pas hapjes së zyrave të saj në qytetin jugor të Republikës së Kosovës. …

Më shumë...

Ministri Reçica viziton Shtëpinë e të Moshuarve me rastin e 8 Marsit

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar rezidentet gra në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas. Ministri Reçica tha se MPMS do të mbetet e angazhuar për rritje të mirëqenies për të gjitha kategoritë, me fokus për gratë. “Gruaja …

Më shumë...

LEKAJ: VAZHDONI TË PUNONI FORT DHE TË LENI GJURMË NË INSTITUCIONIN KU PUNONI

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, me anë të një gjesti simbolik, duke ua dhuruar nga një lule, ua ka uruar ditën e gruas të gjitha grave që punojnë në MIT. Lekaj tha se kontributi i tyre është tejet i rëndësishëm në këtë institucion dhe se ato do ta …

Më shumë...

SUHAREKA DHE RAHOVECI PËRFITOJNË FINANCIM TË PROJEKTEVE INFRASTRUKTURORE LOKALE

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, priti në takime të ndara kryetarët e komunave të Suharekës dhe Rahovecit, me ç’ rast nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi. Komuna e Suharekës nga mbështetja e MIT-së për vitin 2019, përfiton mbështetje në pesë projekte në …

Më shumë...

Në Skenderaj diskutohet për paragjykimet ndaj rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës

Organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Komunës së Skenderajt, në sallën e Asamblesë Komunale në Skenderaj është mbajtur takimi rreth adresimit të stigmës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, në të cilin kanë marrë pjesë anëtaret e Kuvendit, aktiviste të …

Më shumë...

Kryetari Jashari falënderon për Epopenë e UÇK-së

Në përmbyllje të Manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me Natën e Zjarreve në vendin ku ka rrënjë liria dhe pavarësia e vendit – në Prekazin e shqiptarisë, dhe me koncertin ku edhe nëpërmjet këngës e valleve nga këngëtarët e mirënjohur të estradës shqiptare, u nderua Komandanti Legjendar …

Më shumë...