Komuna e Vitisë , konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, në bashkëpunim me Komunën e Kllokotit sot kanë realizuar një aktivitet të përbashkët në kuadër të muajit tetor ” Muaji i Ndërgjegjësimit në luftë kundër Kancerit të Gjirit”. Me këtë rast QKMF-ja e Vitisë nën përkrahjen e dr. …
Më shumë...Monthly Archives: October 2020
Asfaltohet rruga Buzovik-Kolisht
Në kuadër të projekteve infrastrukturore dhe përmirësimin e gjendjes rrugore në zonat rurale të komunës së Vitisë, është asfaltuar rruga Buzovik-Kolisht, që kap një gjatësi prej 2 kilometrash. Realizimin e këtij projekti e ka vizituar edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit …
Më shumë...Mos hesht ndaj diskriminimit të grave në punë dhe jashtë punës
Në kuadër të projektit ”Diskriminimi gjinor në vendin e punës”, Organizata joqeveritare,”Rrjeti Qeliza ”, nga Gjakova, në bashkëpunim me zyrtaren nga Zyra për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, organizuan, trajnimin, ” Të drejtat e grave nga marrëdhënia e punës”, kurse projekti financiarisht mbështetet nga Friedrich- Ebert-Stiftung, me …
Më shumë...Beogradi nuk e pranon notë-protestën e Tiranës ndërsa një notë të tillë i dërgon ambasadës së Shqipërisë, në Beograd
Beogradi nuk e pranon notë-protestën e Tiranës ndërsa një notë të tillë i dërgon ambasadës së Shqipërisë, në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ia ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçkës. Në këtë notë proteste, Serbia shprehë shqetësimet në lidhje me deklaratat …
Më shumë...OAK i drejtohet deputetëve: Bashkohuni për mbijetesën e biznesit dhe qytetarëve
Partitë politike që përfaqësohen në Parlament të unifikohen në shqyrtimin e kërkesave urgjente drejtuar Qeverisë dhe deputeteve në mënyrë që bizneset sado pak të arrinë të mbajnë punëtoret në vendet e tyre të punës , u tha sot në takimin e mbajtur të OAK-së me bizneset. Temë kryesore përgjatë gjithë …
Më shumë...Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të AKK dhe ONK
Si rezultat i bashkëpunimit politik mes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Ministrisë së Drejtësisë, dhe si rezultat i bashkëpunimit profesional mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Odës së Noterëve të Kosovës (ONK) në fushën e hapjes së të dhënave, respektivisht ofrimit të qasjes për noterët në regjistrin pronësorë …
Më shumë...Erdogan kundërshton ndërhyrjen e Amerikës, Rusisë dhe Francës në konfliktin rreth Nagorno-Karabakut
Kryetari turk Recep Tayyip Erdogan kundërshtoi ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Francës në konfliktin rreth Nagorno-Karabakut. Kjo pasi udhëheqësit e tre vendeve u bënë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të vazhdojnë negociatat. “Duke qenë se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca e kanë lënë pas dore këtë problem …
Më shumë...Kryetari Latifi ka pritur për vizitë ministren e MKRS-së, Vlora Dumoshi
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtoreshën e DKRS-së, Bjondina Kleqka, kanë pritur për vizitë ministren e MKRS-së, Vlora Dumoshi dhe zëvendësministrin Halil Matoshi, me të cilët bashkëbiseduan për projektet e përbashkëta që ka MKRS-ja dhe Komuna e Rahovecit, në fushën e trashëgimisë e të rinisë si …
Më shumë...Kryetari Haliti dhe Ministri Krasniqi biseduan për mundësinë e përfundimit sa më të shpejt të zonës ekonomike dhe zgjerimit të saj
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur në takim nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi. Gjatë këtij takimi bëhet me dije se kryetari Haliti dhe Ministri Krasniqi kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ne projektet ekzistuese dhe projekte tjera. Në veçanti është folur për zonën ekonomike …
Më shumë...Publikohet vendimi për subvencionimin e OJQ-ve nga DSHPS
Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesjes Sociale (DSHPS) në komunën e Rahovecit, ka publikuar vendimin për subvencionimin e OJQ-ve, subvencionimi i OJQ-ve është bërë duke u bazuar në thirrjen publike të publikuar nga komuna me 02/09/2020. Me këtë vendim janë mbështetur 6 OJQ, vlera e përgjithshme e subvencionimit është 8 mijë …
Më shumë...Sot një rast i ri me covid në Malishevë
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19. Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të IKSHP dhe në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktive është 6 raste, ndërsa rasti i sotëm i regjistruar, është nga fshati …
Më shumë...Kryetari Ramosaj falënderoi të gjithë ata që kontribuan në grumbullimin e të hollave për shërimin e Adisa Cacaj
Kryetari Ramosaj falënderoi të gjithë ata që kontribuan në grumbullimin e të hollave për shërimin e Adisa Cacaj e cila ditë më parë është diagnostifikuar me Leokemi Akute. Me këtë rast Raosaj tha se: Në emrin tim dhe të familjes Cacaj, ju falënderojmë shumë secilin prej jush për kontributin tuaj …
Më shumë...Kryetari Ramosaj priti në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë Ogasawara Mitsunori
Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë ka prit në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë Ogasawara Mitsunori. Kryetari Ramosaj e njoftoi Ambasadorin Mitsunori, lidhur më zhvillimet në komunën e Deçanit, projektet të cilat janë realizuar, prioritete e komunës drejt Zhvillimit Ekonomik, bujqësisë, turizëm si dhe pengesat në …
Më shumë...Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 8.8 për qind në vitin 2020 si shkak i pandemisë
Sipas raportit të ri për ekonominë në rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, të publikuar sot nga Banka Botërore, ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 8.8 për qind në vitin 2020. Përmes një njoftimi në rrjetin, theksohet se pandemia COVID-19 ka shkaktuar rënie në eksportin e shërbimeve dhe zvogëlim të …
Më shumë...Komisioni Evropian ekzekuton 50 milionë euro të programit të Asistencës Makro-Financiare ndihmë për Kosovën
Komisioni Evropian, në emër të BE-së, ka ekzekutuar 50 milionë euro të programit të Asistencës Makro-Financiare për Kosovën. Kjo është si pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së me vendet fqinje dhe ato të zgjerimit, dhe qëllimi i saj është të përdoret si instrument i jashtëzakonshëm i BE-së për …
Më shumë...Janë shëruar 92 pacientë gjatë ditës së sotme ndërsa janë konfirmuar edhe 49 raste të reja pozitive
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
