Yearly Archives: 2020

Kryetari Jashari me bashkëpunëtor shprehën ngushëllime te Familja Kelmendi në Llabjan

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me Ramiz Lladrovci, Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë tjerë, shprehën ngushëllime te Familja Kelmendi në Llabjan, me rastin e vrasjes ditë më parë të Qerimit. Me këtë rast kryetari Jashari në një postim të tij në facebook ka thënë: Dhimbja e Familjes …

Më shumë...

Po bëhen të gjitha përgatitjet për shënimin festave të Marsit në Malishevë

Janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për shënimit e festave të marsit, përkatësisht shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, “7 Marsit-Ditës së mësuesit” dhe “8 Marsit-Ditës së gruas”. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve në komunën e Malishevës, gjatë raportimit të drejtorëve dhe zyrtarëve përgjegjës, …

Më shumë...

Së shpejti pritet të funskionalizohen “vrojtuesit e lagjeve” në Malishevë

Është mbajtur takimi i përbashkët i Ekipeve për Siguri në Bashkësi (EVSB), ICITAP-it dhe Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë, për themelimin “Vrojtuesit e Lagjes”. Themelimi i këtyre vrojtuesve nëpër lagje, bëhet me qëllim të krijimit të sigurisë edhe më të madhe për qytetarët dhe luftimin e dukurive negative në …

Më shumë...

Është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Skenderajt

Është mbajtur seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Skenderajt. Në këtë mbledhje të gjitha këto pika të rendit të ditës janë miratuar – përkrahur me shumicë vota: – Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtares Sanije Hoxha me Feride Deliu të Komitetit për Zhvillim Ekonomik dhe Shërbime Publike, – Propozim-vendim me …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Sot, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komandanti i FSK-së, në Komandën e Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut u prit me ceremoni ushtarake. Gjatë vizitës, fillimisht u prit në takim nga ministrja e Mbrojtjes …

Më shumë...

Kryeministri, Kurti, në letrën dërguar kryetarit amerikan, Trump shkruan për heqjen e taksave më 15 mars

Kryeministri, Kurti, në letrën dërguar kryetarit amerikan, Trump shkruan për heqjen e taksave më 15 mars

Kryeministri, Kurti, në letrën dërguar kryetarit Donald Trump dhe sekretarit Pompeo mbron qëndrimin për heqjen e taksave më 15 mars. Ai ka informuar për dialogun me Serbinë dhe taksën e vendosur ndaj Bosnjës dhe Serbisë. Së këndejmi, duke filluar nga 15 Marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për …

Më shumë...

Veseli: Konfrontimi i kryeministrit Kurti me NATO-n dhe Amerikën e dobëson Kosovën në raport me Serbinë

Veseli: Konfrontimi i kryeministrit Kurti me NATO-n dhe Amerikën e dobëson Kosovën në raport me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për tarifën ndaj Serbisë, se qasja konfrontuese e kryeministrit Albin Kurti me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke e dobësuar Kosovën në raport me Serbinë, ende pa filluar dialogu.  Lideri …

Më shumë...

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, kritikoi kryeministrin Kurti, për heqjen e taksës ndaj Serbisë

Daut Haradinaj

Me iniciativë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me taksën prej 100 për qind. Në fillimin e kësaj seance, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në fjalimin e tij, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin …

Më shumë...

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se partneret e koalicionit nuk kanë qëndrim të njëjtë për taksën

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se partneret e koalicionit nuk kanë qëndrim të njëjtë për taksën

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë partneret e koalicionit nuk kanë qëndrim të njëjtë për taksën. Limaj në seancën e jashtëzakonshme për taksën ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qëndrimet në raport me taksën dhe reciprocitetin. Ai ka theksuar se 70 për qind e fjalimit të …

Më shumë...

Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajt mbledhja e II-të të rregullt  

Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të OSBE-së, dhe qytetarëve të interesuar u debatua për shumë pika me rëndësi për Komunën e Deçanit. Para miratimit të rendit të ditës …

Më shumë...

Sot deputetët e Kuvendit t të Kosovës po debatojnë lidhur me taksën e vendosur ndaj Serbisë

Sot deputetët e Kuvendit t të Kosovës po debatojnë lidhur me taksën e vendosur ndaj Serbisë

Sot po i zhvillon punimet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku deputetë po debatojnë lidhur me heqjen apo mos heqjen e taksës 100 për qind në mallrat serbe dhe ato të Bosnjës, të cilat janë vënë gjatë kohës së Qeverisë Haradinaj. Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti …

Më shumë...

Cakaj: Shqipëria do të vazhdojë punën e saj të pakursyer në reformat rrënjësore e në drejtim të BE-së

Cakaj: Shqipëria do të vazhdojë punën e saj të pakursyer në reformat rrënjësore e në drejtim të BE-së

Komisioni Evropian, tashmë ka publikuar raportin për Shqipërinë që rekomandon edhe njëherë hapjen e pakushtëzuar dhe të menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Ky hap është përshëndetur nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. “Ne do të fillojmë menjëherë një fushatë …

Më shumë...

Nga 02.03.2020 deri më 02.04.2020 afati për Ankesa mbi Faturën e Tatimit në Pronë në komunën e Junikut

Njoftohen të gjithë Tatimpaguesit e Komunës së Junikut se afati për Ankesa mbi Faturën e Tatimit mbi Pronë për vitin 2020 fillon me datën 02.03.2020 deri më datën 02.04.2020. Afati i ankesave është në përputhje me ligjin dhe udhëzimin administrativ të cekur në njoftimin e bashkangjitur.

Më shumë...

Kryetari Jashari ka marrë pjesë në një aktivitet Humanitarë në Londër

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka marrë pjesë në një aktivitet Humanitarë në Londër, i cili është mirëpritur nga bashkatdhetarët e shumtë që jetojnë atje. Kryetari Jashari në një postim të tij në facebook, është shprehur i lumtur por edhe i emocionuar me humanizmin e madh të shqiptarëve …

Më shumë...

Ministrja Dumoshi uron Leze Qenën në 85-vjetorin e saj të lindjes

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka uruar aktoren e madhe Leze Qena, me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Një jetë që ia fali artit të aktrimit në shumë paraqitje skenike, bëri që Leze Qena të shndërrohet në njërën prej referencave të aktrimit shqiptar, kudo që frymon e …

Më shumë...

Në Malishevë, filloi “Java e Barazisë Gjinore”

Zyrtarja për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, njoftoi, Kryetarin, Begaj, me aktivitetet që do të zhvillohen në “Javën e Barazisë Gjinore”, në bashkëpunim me grupin e grave këshilltare në Kuvendin Komunal të Malishevës, Komitetin për Barazi Gjinore dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim. Ndërsa Kryetari, Begaj, theksoi, …

Më shumë...