Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Vitia para deputetëve, duke filluar në orën 10:00 do të raportojë lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19. Shkak i rritjes së numrit të të vdekurve dhe numrit të rasteve pozitive, në …
Më shumë...Monthly Archives: September 2021
23 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe e dëshmorëve të tjerë
Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i Zonës së Drenicës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëluftëtares e bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së. Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër personalitetet më emblematike të organizimit dhe luftës …
Më shumë...Jens Stoltenberg: Anëtaret e Aleancës duhet të qëndrojnë të bashkuar pavarësisht mosmarrëveshjeve
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi dje në Nju Jork se anëtaret e Aleancës duhet të qëndrojnë të bashkuar pavarësisht mosmarrëveshjeve mbi përfundimin e kontratave për shitjen e nëndetëseve franceze në Australi si pjesë e partneritetit të ri strategjik midis SHBA-së, Britanisë dhe Australisë. Stoltenberg tha se anëtaret …
Më shumë...Xhelal Sveçla: Vendimi për targat nuk është në asnjë mënyrë diskriminim dhe as provokim ndaj qytetarëve serbë
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi sot se vendimi për targat nuk është në asnjë mënyrë kundër qytetarëve serbë. Ai thotë se Policia e Kosovës është vendosur pranë pikave kufitare ekskluzivisht për mbrojtjen e tyre. “Si ministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës garantoj …
Më shumë...Daut Haradinaj ka thënë se zbatimi i Ligjit për kryeqytetin është zgjidhje për tejkalimin e shumë problemeve në Prishtinë
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj i ftuar në televizionin ATV ka thënë se zbatimi i Ligjit për kryeqytetin është zgjidhje për tejkalimin e shumë problemeve në Prishtinë. Daut Haradinaj duke folur për krijimin e Policisë së kryeqytetit ka thënë se me marrjen e mandatit të kryetarit të komunës, …
Më shumë...Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, tha se ish-deputetja e Nismës, Shukrije Bytyçi, përkrah kandidaturën e tij
Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, njoftuar se ish-deputetja e Nismës, profesoresha, Shukrije Bytyçi, përkrah kandidaturën e tij për kryetar komune. “Kuadrot e tilla janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë për zhvillimin e Malishevës. Përvoja e saj si profesoreshë e deputete e fuqizon vizionin tonë. Është …
Më shumë...Arbënesha Kuçi shpalos 6 shtyllat e planit për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Gjakovës
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Gjakovës, Arbënesha Kuqi përmes një video-adresimi ka shpalosur planprogramin e saj për katër vitet e ardhshme, për një Gjakovë të rimëkëmbur, të zhvilluar e bashkëkohore. Ajo duke iu drejtuar qytetarëve të Gjakovës është shprehur se ky qytet është identitet, histori, kulturë …
Më shumë...Nesër në Prishtinë shënohet 22 shtatori, DitaNdërkombëtare pa Makina
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të, ju fton të merrni pjesë në shënimin e “Ditës Ndërkombëtare pa Makina”, 22 Shtatorit 2021. Manifestimi qendror do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë “Ish objekti Rilindja” dhe do të vazhdohet sipas itinerarit të përcaktuar …
Më shumë...24 kryetarë e ish kryetarë të nëndegëve të PDK-së mbështesin Bekim Jasharin
Sot, kryetari i tanishëm dhe i ardhshëm i Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me bartësin e listës për kuvend komunal, Nuredin Lushtaku, ka takuar kryetarë e ish kryetarë të nëndegëve të PDK-së në Skenderaj, të cilët i falënderoj për mbështetjen e pa rezervë që po i japin kandidaturës së tij për …
Më shumë...Qendra e Mjekësisë Familjare në Softaj gati për shërbime shëndetësore
Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, së bashku me Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Shkëlqesinë e Tij, Ali bin Hamad Al-Marri, drejtorin e organizatës “Qatar Charity” në Kosovë, Essam Dabab, drejtorin e Marketingut dhe Zhvillimit në “Qatar Charity”, Abdulaziz Jassim Al Hejji, kanë përuruar sot Qendrën e Mjekësisë Familjare …
Më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit me Serbinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve me Serbinë. Rama ka shkruar se Kosova e ngre këtë problem me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur …
Më shumë...Ministria e Brendshme e Serbisë deklaron se Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat nga Serbia dhe Vuçiq
Regjimi i Vuçiqit, në Serbi, po vazhdon të nxisë dhe të provokojë situatën pas zhvillimeve në veri të Kosovës ku aktualisht gjendet Policia e Kosovës. Ministria e Brendshme Serbe në kanalin e saj zyrtar ka shpërndarë një video të xhandarmërisë serbe, ku shihen ushtarë dhe automjete ushtarake, përfshirë edhe auto-blinda, …
Më shumë...BDI prezanton prioritetin e tretë: Derë e hapur për qytetarët
Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes konferencës për shtyp ka prezantuar përbetimin e tretë me rradhë, atë të Derës së hapur për qytetarët. Bujar Osmani zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim ka theksuar se si rezultat i agjendës së re të BDI-së, kryetarët e komunave kanë për detyrë që të …
Më shumë...Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”, dëshmi e të arriturave dhe vlerësimit të lartë të FSK-së nga ana e vendeve partnere
Nën organizimin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, nën masat kufizuese anti-covid, përmes platformës online, sot u mbajtë Konferenca “FSK dhe partnerët 2021”. Në sesionin e hapjes, me fjalimet e tyre, morën pjesë, kryeministri i Republikës së …
Më shumë...Në 24 orët e fundit shënohen 7 raste të vdekjeve, 173 raste të reja me virusin korona dhe 1.434 qytetarë shërohen
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë …
Më shumë...Shtetet e Bashkuara i largojnë masat kufizuese për pasagjerët nga Britania e Madhe dhe të shteteve evropiane
Amerika po zbut kufizimet në udhëtime shkaku i koronavirusit, duke i rihapur për pasagjerët e Britanisë së Madhe, të BE-së dhe shteteve tjera. Nga nëntori, udhëtarët e huaj do të lejohen të udhëtojnë në Amerikë nëse janë plotësisht të vaksinuar, dhe t’i nënshtrohen testimit apo gjurmimit të kontakteve, raporton BBC. …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
