Monthly Archives: November 2021

Në Vlorë dje filluan punimet për ndërtimin e aeroportit, që do të jetë edhe më i madhi në Shqipëri

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës  ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe afaristi, Behgjet Pacolli, ku kompania Mabetex është pjesë e konsorciumit për ndërtimin e aeroportit. Kryeministri Rama duke e konsideruar aeroportin e Vlorës si porta e tretë që po hapet nga qielli …

Më shumë...

Enver Hoxha: Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë, fjalim i vitit 1966

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

 Pikëpamjen e Partisë sonë Komuniste për këtë problem të madh, midis të tjerave unë ia thashë qartë Titos, në takimin që pata me të në Beograd, në qershor të vitit 1946. Kosova, i thashë Titos, dhe viset e tjera me popullsi shqiptare në Jugosllavi, janë toka shqiptare që fuqitë e …

Më shumë...

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin, FJALA uron të gjithë qytetarët në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë.

Sot u mbushen 22 vjet nga vrasjet e tre martirëve në Gostivar, në mbrojtje të Flamurit kombëtar shqiptar

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë 28 Nëntorin, FJALA uron të gjithë qytetarët në gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Kjo ditë na kujton sakrificën e atyre burrave të mëdhenj, motrave dhe nënave shqiptare që luftuan dhe nuk kursyen asgjë që Shqipëria dhe Kosova të shpallin pavarësinë. Por …

Më shumë...

Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe “Nëntori i Tretë” i historisë shqiptare

20 vjet nga dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në Llaushë të Skënderajt,  gjithsesi shënon një ngjarje ndër më të mëdhatë e historisë së kombit shqiptar, në fund të shekullit 20-të.  Kjo datë historike nuk ishte rastësi, as koincidencë, as vetëm një ndodhi më shumë e …

Më shumë...

Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike ka uruar Shqipërinë për 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

NATO

Me rastin e 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria është uruar edhe nga Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike – NATO. Me anë të një postimi në facebook, NATO ka publikuar një ushtar me emblemën shqiptare në krah, teksa në postim fton vendet anëtare për të festuar Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë …

Më shumë...

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka uruar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta për festat e 28 Nëntorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta për festat e 28 Nëntorit. Në letrën e urimit thuhet se Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e …

Më shumë...

Zyberaj: Në ambientet e Kalasë së Tiranës është hapur ekspozita “Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”

Drejtori i Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj ka njoftuar se në ambientet e Kalasë së Tiranës të hapim ekspozitën ,, Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”. Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Kalaja e Tiranës përsëri bashkë në aktivitet! …

Më shumë...

Nesër në vendin tonë vjen për vizitë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Nesër në vendin tonë vjen për vizitë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Ai do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të vendit tonë, nga kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti dhe nga komandanti I KFOR-it,  Ferenc Kajari Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor …

Më shumë...

IKSHPK: Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19

IKSHPK

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen e pandemisë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Në të thuhet se gjatë 24 orëve, nuk ka pasur asnjë viktimë të shkaktuar nga virusi korona. Ndërkohë …

Më shumë...

Vende anekënd botës janë shqetësuar nga varianti i ri i virusit korona – Omicron

Numri i të infektuarve në botë me virusin korona prej fillimit të pandemisë e deri tani ka arritur në 250 milionë

Përhapja e variantit të ri të virusit korona – të cilin shkencëtarët e kanë pagëzuar “Omicron” ka shqetësuar qeveritë dhe ekspertët shëndetësor të vendeve anekënd botës. Ekspertët kanë thënë që ky variant i ri i virusit korona është dukshëm më infektues dhe kjo mund të bëjë që të kemi një …

Më shumë...

Abdigjiku: Në këtë datë e ditë historike, ne kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet

Lumir Abdixhiku: Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë e kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar qytetarët për festat e 28 Nëntorit. Ai ka shkruar se Në këtë datë e ditë historike, ne kujtojmë përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj për shtet, për liri e për avansim shoqëror mes popujsh të tjerë. “28 nëntori para se të …

Më shumë...

Krasniqi: 28 Nëntori është festë shumëdimensionale për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar godinën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenin nga ku ka uruar për festat e 28 Nëntorit. “Rilindasit ishin vizionarë që punuan parreshtur për të ringjallur vetëdijen çlirimtare të trashëgimisë së Skënderbeut, vetëdije politike e kombëtare që u materializua pikërisht këtu në …

Më shumë...

The Guardian: Pabarazia e vaksinave- në vendet e pasura skadojnë, në vendet e varfra njerëzit po vdesin nga mungesa e tyre

Gazeta autoritative e Britanisë së Madhe, The Guardian ka publikuar një artikull kritik ndaj botës perëndimore gjatë kohës së pandemisë. Në këtë artikull thuhet se pandemia ka vënë në pah pabarazinë e madhe në mes vendeve të pasura dhe të varfra sa i përket trajtimit të njerëzve me vaksina. Në …

Më shumë...

Haradinaj: Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart festën e shumëfisht kombëtare, 28 nëntorin. Ai ka shkruar se ndërtimi i linjës hekurudhore Kosovë-Shqipëri, mbrojtja e përbashkët ushtarake Kosovë – Shqipëri dhe shtetësia shqiptare, janë tri objektiva me të cilat shënojmë Festat e Nëntorit. “Mirënjohje të përjetshme …

Më shumë...

Jashari: Është obligim institucional e moral i të gjithë neve që të jemi më afër njëri-tjetrit e që bashkë ta ndërtojmë shtetin

Me rastin e festës emblematike të kombit tonë, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit. Pas nderimeve që ju ka bërë vendit ku prehen dëshmorët e kombit që ranë në altarin e atdheut gjatë luftimeve …

Më shumë...

Vendos Krasniqi: 28 Nëntori shekulli, viti dhe data, për ne shqiptarët të shenjtë

Flamuri Shqiptar

Ditën e Flamurit do e përshkruaja si një shtëpi si një familje si një qendër dije që është e nevojshme për çdo popull. Do kisha filluar nga themeli, aty ku Gjergji bëri rikthimin, ngjalli shpirtin, rikthej shpresat e humbura,  ku ngriti Flamurin Kuq e Zi, i dha frymë popullit ton …

Më shumë...