Monthly Archives: September 2022

Në vazhdën e realizimit të projekteve të reja kapitale, në fshatin Vajnik të komunës së Skenderajt, ka nisur ndërtimi i poligonit sportiv për shkollën e fshatit

Në vazhdën e realizimit të projekteve të reja kapitale, në fshatin Vajnik të komunës së Skenderajt, ka nisur ndërtimi i poligonit sportiv për shkollën e fshatit, ku nxënësit e saj dhe të rinjtë tjerë të kësaj ane, do të mund të zhvillojnë aktivitete sportive në kushte më të mira. Për …

Më shumë...

Edhe në Llaushë ka nisur procesi i trajtimit të rrugicave

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore lokale në fshatra dhe vendbanime të komunës së Skenderajt, edhe në Llaushë ka nisur procesi i trajtimit të rrugicave, të cilat nuk kanë pasur trajtimin e duhur deri më tani. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, gjatë një vizite në Llaushë, është takuar me …

Më shumë...

Ferizaj pjesë e projektit Bridge 2, i cili ofron mundësi për nxënësit e rajonit të Ferizajt

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Shabani, pritën sot në takim  Valza Kika Salihu- Kordinatore e trajnimeve dhe menaxhere e projektit Bridge në AUK, Fjolla Hajrizaj – Asistente e Bridge 2 si dhe Granit Sadikun nga organizata Rin’on, partner i …

Më shumë...

Nderohen donatoret e instrumenteve muzikore për institucionet e kulturës në Ferizaj

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoreshën e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati Shabani, pritën sot, donatorët e instrumenteve dhe pajisjeve muzikore, për shkollën “Çesk Zadeja” si dhe institucionet kulturore në Ferizaj. Nënkryetari Aliu shprehu falënderim për pedagogët Julie Tompkins Wagner e cila sjell bashkëpunim me …

Më shumë...

Organizata EULOC- Viti, mban debat publik për buxhetimin gjinorë në Viti

Organizata për reforma lokale EULOC në Viti, sot ka mbajtur një debat publik me grupe të grave, për ndarjen buxhetore të komunës së Vitisë, për vitin 2023. Në këtë takim janë identifikuar nevojat e vajzave dhe grave po ashtu është diskutuar për format dhe mundësitë e zbatimit sa më të …

Më shumë...

IADK ndanë certifikatat për trajnime profesionale në sektorin e përpunimit

Me datë 14.09.2022 është organizuar ceremonia e certifikimit të 11 kandidateve nga Komuna e Vitisë, të cilat kanë vijuar trajnimet profesionale në sektorin e përpunimit në programin “Qumështar”. Pas përfundimit trajnimeve profesionale sipas programit të validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe kalueshmërisë së testeve vlerësuese, 4 kandidate kanë …

Më shumë...

Komiteti për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Rahovec mbajti seancën e parë konstitutive

Në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, me fillim në orën 10:00, Komiteti për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, mbajti seancën e parë konstitutive, me këtë rast zgjodhi kryesuesen e këtij komiteti, anëtaren e Kuvendit Komunal, znj. Vlora Vuçiterna.

Më shumë...

NË RETIJË TË POSHTME U PËRURUA FUSHA E RE SPORTIVE

Mbrëmë, është përuruar fusha sportive në fshatin Retijë e Poshtme të komunës së Rahovecit. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili sportistëve dhe të gjithë qytetarëve të këtij fshati u uroj të kalojnë çaste të këndshme gjatë kohës së tyre të …

Më shumë...

Është mbajtë mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit

Sot, është mbajtë mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Deçanit. Mbledhja u kryesua nga kryesuesi, z.Shkelzen Berisha. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, përfaqësues të OSBE-së dhe përfaqësues të KFOR-it. Për rend të ditës ishin propozuar këto pika: Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; …

Më shumë...

FSK-së i shtohen edhe 12 kadetë të rinj

FSK-së i shtohen edhe 12 kadetë të rinj

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, u mbajt ceremonia e betimit të dymbëdhjetë kadetëve të rinj të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, Gjenerata 2026. Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së …

Më shumë...

Avdullah Hoti: Evropa ta ketë të qartë se bisedimet për normalizim me Serbinë bëhen me marrëveshje për njohje reciproke

Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Evropa duhet të shprehet qartë se synimi i bisedimeve për normalizim me Serbinë është një marrëveshje për njohje reciproke. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Avdullah Hoti i cili ndodhet për një vizitë,  në Uashington, ka theksuar se edhe …

Më shumë...

Ende nuk dihet nëse nxënësit do ta fillojnë mësimin, për shkak se greva e arsimtarëve është duke vazhduar

MASHT: Nuk ka asnjë vendim që është marrë për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve të humbura

Ende nuk dihet nëse nxënësit do ta fillojnë mësimin në ditën e hënë,   për shkak se greva e mësuesve dhe arsimtarëve  është duke vazhduar, pasi  sindikata SBASHK dhe Qeveria Kurti  nuk kanë arritur marrëveshje. Krerët sindikalë  kanë  konfirmuar se  nuk do të zmbrapsen, nga presioni i Qeverisë. Kryetar i Këshillit …

Më shumë...

Gërxhaliu: Ndërmarrjet publike po shndërrohen në barrë për shtetin, në vend se të ishin shtyllë e zhvillimit

Safet Gërxhaliu

Ekonomisti i njohur, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ndërmarrjet publike po shndërrohen në barrë për shtetin, në vend se të ishin shtyllë e zhvillimit. Sipas tij, procesi i privatizimit të tyre i filluar pas luftës ka shkatërruar këto ndërmarrje, duke marrë për bazë se …

Më shumë...

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur vetëm 15 raste të reja, janë shëruar 25 të infektuar

Shërohen 786 qytetarë, konfirmohen 84 raste pozitive me Covid-19 dhe 4 të infektuar e humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2o3 testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur vetëm 15   raste  të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk …

Më shumë...

Edi Rama: Ka nisur shpërndarja e naftës falas për 27 mijë fermerë, brenda shtatorit edhe për 9 mijë fermerë të tjerë

Edi Rama: Ka nisur shpërndarja e naftës falas për 27 mijë fermerë, brenda shtatori edhe për 9 mijë fermerë të tjerë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja e kartave për fermerët për naftën falas në punimet e mekanizuara në bujqësi, me fondin shtesë të buxhetit prej 500 milionë lekë, nga paketa e rezistencës sociale. Mbështetja vijon për fermerët me naftën FALAS, ku deri më …

Më shumë...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Uashington, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer. Në një postim në Twitter, Veliaj shprehet se Schummer është ndihmues i madh për zgjidhjen e problemeve të komunitetit, sidomos për shqiptarët që jetojnë …

Më shumë...