Yearly Archives: 2024

Zëdhënësi i Gjykatës Speciales kritikoi avokatët e liderëve të UÇK-së për vonesat, por nuk përgjigjet kur përballet me argumentet

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, në Hagë, kishte kritikuar, në mesin e të tjerëve, edhe ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së,  për vonesat që sipas tij po i shkaktojnë ata në gjyqin kundër katër krerëve të pandehurve,  të cilët i kishin  ishin arrestuar në nëntor të vitit 2020 dhe vetëm  në …

Më shumë...

KMDLNJ kërkon hetime ndaj ZRrE-së, Hekuran Muratit, Elbert Krasniqit, Artane Rizvanollit e Rozeta Hajdarit për diskriminim të qytetarëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka cilësuar si drejtësi të të pjesshme vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sa i përket faturave të fryra më 2012- 2017. Ky këshill ka kërkuar hetime urgjente ndaj ZRrE-së, dhe ministrave Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, Artane Rizvanolli dhe …

Më shumë...

U mbajt takimi i Këshillit Organizues për 25 vjetorin e masakrave serbe në komunën e Rahovecit

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit në cilësinë e kryesuesit të këshillit, bashkë me anëtarët e këshillit, kryetarët dhe përfaqësuesit e këshillave të fshatrave, mbajtën takim me qëllim të koordinimit dhe organizimin sa më të denjë të 25 vjetorit të masakrave serbe në komunën e Rahovecit. Në ditët në vazhdim do …

Më shumë...

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorë të drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e radhës me drejtorë të drejtorive. Mbledhjet e përjavshme janë shumë të rëndësishme për koordinimin dhe vlerësimin e progresit. Puna që është bërë për një javë, mund të ndikojë për të mirë në punët që duhet të bëhen në ditët apo …

Më shumë...

Gabriel Escobar, do të mbajë sot një konferencë për medie ku do të flasë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Zëvendës-ndihmës-sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, do të mbajë sot një konferencë për medie ku do të flasë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Escobar do të diskutojë qëllimet e Departamentit Amerikan të Shtetit  në Ballkanin Perëndimor, me vëmendje të veçantë për marrëdhëniet …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti, deklaron se është i vetëdijshëm për rrezikun e sigurisë në Ballkan e në Evropë

Kryeministri, Albin Kurti, është shprehur  i vetëdijshëm për rrezikun e sigurisë në Ballkan e në Evropë, por këtë e dinë më mirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Inaugurimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë, është lajm i mirë, pasi po përgatiten për siguri në maksimum. Kurti tha …

Më shumë...

Inaugurohet Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, u mbajt sot ceremonia e inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike. Në këtë inaugurim morën pjesë kryeministri Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, drejtori i NALT, gjeneral brigade Ralf …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e tretë e Komitetit për Komunitete në Malishevë

Mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Komunitete në komunën e Malishevës, u drejtua nga kryesuesi, Amrush Helshani, ku para anëtarëve prezantoi rendin e punës për këtë takim, ku edhe u miratua pa ndryshime. Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së dytë, zyrtarja për Barazi Gjinore, Vera Bytyçi, raportoi …

Më shumë...

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka ndarë medalje të karrierës për nënoficerët e lartë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka ndarë medalje të karrierës për nënoficerët e lartë të FSK-së. Këto medalje janë ndarë për vlerësimin e punës, angazhimin dhe përkushtimin e tyre në ngritjen e standardeve dhe kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Kontributi i Nënoficerëve …

Më shumë...

Bajram Begaj: Është fat i madh që në Kosovë kemi forcat paqeruajtëse të KFOR-it që garantojnë sigurinë e kufirin e saj

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, konsideron  se Kosova duhet të dëgjojë më shumë këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, Begaj ka theksuar se çdo vendim të rëndësishëm që Kosova duhet të marrë, do të  duhej  ta konsultonte paraprakisht …

Më shumë...

Agjencitë amerikane të zbulimit deklarojnë se Shteti po përballet me një rend botëror të brishtë, të tensionuar nga fuqitë e mëdha

Agjencitë amerikane të zbulimit deklarojnë se Amerika përballet me një “rend botëror gjithnjë e më të brishtë”, të tensionuar nga konkurrenca e fuqive të mëdha, sfidat ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale. Në këtë zbulim është përmendur edhe Ballkani Perëndimor, duke u marrë shembull edhe ngjarjet në Banjskë në shtator, ku “përleshjet …

Më shumë...

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, u kërkon deputetëve që ta ndryshojnë Ligjin për Skemat Pensionale

Rrahman Jasharaj

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, u  drejtuar një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të ndryshohet Ligji për Skema Pensionale. Jasharaj ka thënë se në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale ishte bërë një “gabim nga Qeveria, me apo pa qëllim”, duke fshirë “paragrafin 6 të nenit …

Më shumë...

Dhjetëra mijëra demonstrues vërshuan rrugët e Londrës duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm, në Rripin e Gazës

Dhjetëra mijëra demonstrues vërshuan rrugët e Londrës të shtunën për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe për të shprehur solidaritet me palestinezët, raporton Anadolu. Protesta masive, e organizuar nga grupet e shoqërisë civile, duke përfshirë Fushatën e Solidaritetit me Palestinën, Koalicionin Stop Luftës dhe Miqtë …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Në Grykë të Kizharekës takojmë gazatarin e mirënjohur Kurt Shorck (12 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në Grykë të Kizharekës takojmë gazatarin e mirënjohur Kurt Shorck (12 mars, 1999)

Martin Çuni është kthyer nga terreni. Falë hapërimit të tij të pandalshëm nëpër zonat e Drenicës dhe të Shalës, kemi mjaft informacione, emisione speciale, reportazhe, biseda dhe intervista. Pavarësisht nga këto programi  ynë ditor tanimë është skematizuar. Me gjithë përpjekjet që po bëjmë për të qenë sa më kreativë dhe …

Më shumë...

Stoltenberg: NATO-ja nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë, nuk është palë në konflikt, ajo as aleatët e saj

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një interviste distancua nga deklarata e  kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, i cili kohë më parë kishte deklaruar se aleatët perëndimorë nuk duhet të përjashtojnë vendosjen e trupave në Ukrainë.  Stoltenberg rikonfirmoi se NATO-ja nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë, …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, priti në takim dhe bisedoi me  ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Xhonatan Hargreves. Ai, fillimisht e ka uruar ambasadorin për detyrën e re dhe e ka falënderuar për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Britania për lirinë …

Më shumë...