Yearly Archives: 2024

U prezantua Plani final ndërkomunal i menaxhimit të integruar të mbeturinave si dhe Plani i Veprimit për vitin 2024 për komunat e Rajonit të Ferizajt

Paraditen e sotme, në një takim të përbashkët me akterë nga komunat e Regjionit të Ferizajt në fushën e menaxhimit të mbeturinave nga ana e GIZ-it që është lehtësues i këtij procesi u prezantua Plani final ndërkomunal i menaxhimit të integruar të mbeturinave ku u diskutua edhe zbatimi i planit …

Më shumë...

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur, ku në fillim të kësaj seance kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi, i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë për aktet të cilat janë nxjerrë më parë nga ky Kuvend.  Më pas janë parashtruar pyetje dhe çështje …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim aktivisten dhe humanisten amerikane Janet Reineck

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur në takim aktivisten dhe humanisten amerikane, Janet Reineck. Ajo në Viti dhe Kosovë u bë e njohur falë kontributit të saj në emancipimin e femrës shqiptare, në mbështetje të shkollave shqipe gjatë viteve të 90-ta, si dhe në realizimin …

Më shumë...

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të dytën për këtë vit

Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, në të cilën kanë marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe të shoqërisë civile, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të dytën për këtë vit. Mbledhja u mbajt me këtë rend …

Më shumë...

Kryeministri, Talat Xhaferi, mbajti një fjalim në Konferencën e nivelit të lartë, kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor

Më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që më drejtohen me uratat më të mira, tha Talat Xhaferi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Tiranë, mbajti një me fjalim në Konferencën e nivelit të lartë kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, e cila është vazhdim i bisedimeve të filluara në Shkup muajin e kaluar. Ai  foli në kuadër të Panelit “Hyrje në tregun e …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi kundër mos-pjesëmarrjes së kryeministrit, Albin Kurti, në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes

Memli Krasniqi është pritur në takim nga drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Adi Muzuroviq

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, reagoi kundër mos-pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes. Ai ka shkruar me këtë rast se sot, në Tiranë po zhvillohet Samiti i përbashkët i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor me fokus në Planin e Rritjes – iniciativës për investime …

Më shumë...

Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka dëshiruar mirëseardhje pjesëtarëve të rinj të misionit paqeruajtës, në Kosovë

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikë,  në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka dëshiruar mirëseardhje anëtarëve të rinj të misionit paqeruajtës në Kosovë.  Ai përmes një postimi u ka shprehur  një mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë anëtarëve të Gardës Kombëtare të Gjeorgjisë, Gardës Kombëtare të Luizianës, dhe elemente mbështetëse. Unë …

Më shumë...

Albin Kurti nuk shkon në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes, por do ta përcjellë nga karrigia, në kryeministri

Kryeministri, Albin Kurti përton të shkojë,  në Tiranë,  për të marrë pjesë në Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes, por do ta përcjellë nga karrigia në kryeministri. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se ë Samitin rajonal mbi Planin e Rritjes, që po mbahet  në Tiranë, nuk …

Më shumë...

Edi Rama, kërkon nga vendet e rajonit t`i lënë anash mospajtimet dhe të shikojnë përpara në rrugën e tyre drejt integrimit evropian

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kërkon  nga vendet e rajonit të Ballkanit, t`i lënë anash mospajtimet dhe të shikojnë përpara në rrugën e tyre të integrimit evropian. Në adresimin e tij në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë, ai ka thënë se BE-ja është e …

Më shumë...

Bujar Osmani, Arben Taravari e Maksim Dimitrievski kanë marrë nënshkrimet e nevojshme për garën presidenciale, në Maqedoninë e Veriut

Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arben Taravari nga koalicioni i opozitës shqiptare, dhe Maksim Dimitrievski nga Partia Për Maqedoninë tonë, janë të vetmit që deri më 28 shkurt, kanë mbledhur nga 10.000 nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, më 24 prill. Afati …

Më shumë...

Me 2 mars 2024 në një vjetorin e vdekjes përkujtohet luftëtari i tri luftrave çlirimtare Agron Haradinaj

Agron Haradinaj, kishte ndërruar jetë  nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni i eksplodimit të një rakete të hedhur nga aeroplanët e ushtrisë serbe në bombardimet në fshatin Prilep të Deçanit. Agroni, ishte një nga të burgosurit politik më të ri në moshë, kurse gjatë luftës çlirimtare një …

Më shumë...

Taulant Habib Morina: Organizohen homazhe për Luftëtarin e lirisë Habib Morina

Valdet Berisha: Kujtim për veteranin e Luftës së UÇK-së, Habib Morina, ( 1956 - 2018) në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta

Njoftim: Në nderim të jetës dhe veprës së Luftëtarit të lirisë Habib Morina, organizohen homazhe me datë 01.03.2024( e premete ) ora 11:00, tek varrezat e Dëshmoreve në kodër të kuqe- Grabanicë të Klinës. Ardhja e juaj nderon kontributin për liri! Më Respekt Familja Morina:

Më shumë...

Talat Xhaferi, duke folur për situatën në rajonin e Ballkanit, kërkoi nga shtetet të jenë të kujdesshme lidhur me situatën e sigurisë

Kryetari i Kuvendit

Kryeministri  i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka folur për situatën në rajonin e Ballkanit, duke kërkuar nga shtetet të jenë të kujdesshme lidhur me situatën e sigurisë . Ai tha se duke nisur nga sinjalet që ka dhënë Serbia, qoftë në Banjskë, apo qëndrimet që ka mbajtur në raport …

Më shumë...

Ferat Shala: Kryeministri Albin Kurti në negociatat e Ohrit e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, konsideron se  kryeministri. Albin Kurti në negociatat e Ohrit e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive. Qeveria e Kosovës,e ka pranuar Asociacionin me kompetenca të shtuara ekzekutive, duke shtuar edhe shumë pasues që nuk kanë qenë në marrëveshjen e e vitit 2013 as …

Më shumë...

Një projektligj që rrënon normat morale, tradicionale e fetare, nuk do të duhej të miratohej, vetëm sepse po e kërkuaka Evropa

Projektligji për Shëndeti Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, ende nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës, meqë ende ka deputetë që mendojnë me rezonin e tyre dhe që mbështesin normat tradicionale morale, shoqërore, detare e dokesore. Ky projektligj që minon moralin njerëzor ende nuk e ka përkrahjen e disa …

Më shumë...

KFOR: Ka mbërritur një kontingjent turk në kuadër të misionit paqeruajtës, i cili do të zëvendësojë një njësi të trupave italiane

Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të vendit

Në një komunikatë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, bëhet e ditur se  ka mbërritur edhe  një kontingjent turk në kuadër të misionit. Ai do të zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë, si pjesë e Forcave Rezervë. Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur …

Më shumë...