Monthly Archives: May 2026

Heronjtë kanë vetëm Ditëlindje” – Me akademi përkujtimore u shënua 70-71-vjetori i lindjes së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Në një atmosferë të mbushur me emocione, krenari dhe respekt të thellë për jetën sublime të heronjve të kombit, në Prishtinë u mbajt akademi përkujtimore me rastin e 71-vjetorit të lindjes së heroit Fehmi Lladrovci dhe 70-vjetorit të heroinës Xhevë Lladrovci. Akademia, e organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës …

Më shumë...

Kurti “varros” premtimin për ushtrinë e detyrueshme

Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot është munduar të arsyetohet për mospërmbueshjen e një pretimi elektoral të moçëm. Ndonëse në fushatat elektorale nga viti 2019 dhe në Kuvend e kishte prezantuar me pompozitet shërbimin e detyrueshëm ushtarak, me ardhjen në pushtet ai e harroi këtë zotim. Duke u munduar të …

Më shumë...

Prokuroria në Hagë vë në pikëpyetje dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ngritur pikëpyetje mbi kredibilitetin e disa dëshmitarëve ndërkombëtarë që kanë dëshmuar në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Sipas dosjes përfundimtare të dorëzuar në gjykatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka cilësuar ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark …

Më shumë...

AKK alarmon për ndërhyrje të Qeverisë në kompetencat komunale: Po u imponohen barrë juridike e financiare pa konsultim

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ngritur shqetësime serioze për ndërhyrjen e nivelit qendror në kompetencat kushtetuese dhe financiare të komunave, duke paralajmëruar se vendimet e fundit po e cenojnë autonominë lokale dhe funksionimin normal të pushtetit komunal. Këto shqetësime u diskutuan në takimin e rregullt të Kolegjiumit të Zyrtarëve …

Më shumë...

Ramiz Lladrovci sfidon premtimet e Kurtit për vërshimet

 Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur dyshime të forta ndaj premtimeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për mbrojtjen e qytetarëve nga vërshimet dhe fatkeqësitë natyrore. Pas deklaratës së Kurtit në fushatën zgjedhore se do të funksionalizohet sistemi i paralajmërimit në kohë reale, do të ripyllëzohen brigjet …

Më shumë...

Komunat po ballafaqohen me ndërhyrje të kompetencave në aspektin Juridik e Financiar

Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, mbajti takimin e rregullt të radhës, në të cilin u diskutuan çështje me rëndësi që ndërlidhen me aktet juridike dhe efektet e tyre në nivelin lokal. Gjatë takimit, pjesëmarrësitë trajtuan shqetësimet lidhur …

Më shumë...

Antonio Costa vjen në Prishtinë para Samitit të BE-së, takon Kurtin, Haxhiun dhe liderët opozitarë

Presidenti i Këshilli Evropian, Antonio Costa, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 3 qershor, në një moment të rëndësishëm politik për rajonin dhe raportet me Bashkimin Evropian. Sipas njoftimit të Këshillit Evropian, gjatë qëndrimit në Prishtinë ai do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së presidentit …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Në Skenderaj u mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2026, në të cilën morën pjesë Nënkryetari i Komunës z. Fadil Nura së bashku me anëtarët e KKSB-së. Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u trajtuan këto pika të rendit të ditës: 1. …

Më shumë...

Në Rahovec u shënua Dita e Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj”

Në Rahovec të hënën u shënua Dita e Qendrës Kulturore “Mensur Zyberaj”, ku mori pjesë edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Ai tha në fjalën e tij se ruajtja e trashëgimisë tonë kulturore e historike është detyrimi ynë moral e atdhetar dhe është misioni që e kemi …

Më shumë...

Vazhdon spërkatja selektive nga toka kundër EHKK-së në fshatrat e Malishevës

Komuna e Malishevës përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në Facebook, njofton banorët e Fshatrave Dragobil, Pallanka, Burim, Gurbardh dhe Turjakë se do të bëhet spërkatja selektive nga toka kundër Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) të hapësirave publike dhe private sipas këtij Orari: 1 DRAGOBIL: data: 29.05.2026 – …

Më shumë...

Diskutohen pika të shumta të rendit të ditës në Komitetin për Politikë dhe Financa

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, z. Xhavit Zariqi, së bashku me drejtorët e drejtorive dhe anëtarët e KPF-së, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. Në këtë mbledhje u propozua që të bëhet propozim-vendimi për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve në …

Më shumë...

Fatmir Limaj rreshtohet hapur me PDK-në: Slogani i Hamzës shfaqet në profilin e tij në nisje të fushatës

Kryetari i Nisma-es, Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur zyrtarisht angazhimin e tij në fushatën zgjedhore, duke e konkretizuar publikisht mbështetjen për Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza. Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Limaj ka ndryshuar fotografinë e kopertinës në profilin …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Kërkon mbështetje nga SHBA për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim në Prishtinë me kongresistin amerikan Keith Self, ku është diskutuar për zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova. Hoxhaj ka bërë të ditur se gjatë takimit ka …

Më shumë...

NË VITI U MBAJT CEREMONIA E NDARJES SË CERTIFIKATAVE NË KUADËR TË PROJEKTIT “KOSED”

Në Komunën e Vitisë është mbajtur ceremonia e ndarjes së certifikatave nga z. Robert Blease, ekspert i projektit të Bashkimit Evropian KosEd “Modeli Kolegial i Sigurimit të Cilësisë”. Ky projekt ka për synim ngritjen e kapaciteteve të drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve lidhur me mbledhjen e të dhënave dhe krijimin …

Më shumë...

Edita Tahiri: Miliona euro po shpërndahen vetëm që Kurti të mbetet në pushtet

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë në detyrë lidhur me, siç ka thënë ajo, shpërndarjen e miliona eurove në prag të zgjedhjeve. Përmes një deklarate publike, Tahiri ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se po përdor fondet publike për interesa politike dhe për ruajtjen e …

Më shumë...

OVL e UÇK-së: Prokuroria Speciale, po sulmon dëshmitarët ndërkombëtarë për të shtrembëruar historinë e luftës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj Prokurorisë Speciale, duke e akuzuar se po tenton të diskreditojë dëshmitarët ndërkombëtarë që dëshmuan për Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe rolin e UÇK-së gjatë luftës. Në reagimin publik, OVL e UÇK-së thotë se etiketimi i figurave ndërkombëtare si gjenerali …

Më shumë...