Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”, në kuadër të avancimit të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të pjesëtarëve të saj. Trajnimi për snajperë, i organizuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes përmes Qendrës së Stërvitjes Profesionale, kishte për qëllim …
Më shumë...Yearly Archives: 2026
Aida Dërguti rikthehet në politikë pas nëntë vjetësh: Alarmi për demokracinë më shtyu të angazhohem sërish
Pas një periudhe të gjatë larg angazhimit aktiv politik dhe me prezencë kryesisht në debatet publike si analiste, Aida Dërguti ka vendosur t’i rikthehet skenës politike, duke e cilësuar zhvillimin e fundit politik në vend si shqetësues për demokracinë. Dërguti ka bërë të ditur se për gati nëntë vjet nuk …
Më shumë...Burim Ramadani mbron Ardian Gjinin: Sulmet ndaj tij janë propagandë përçarëse politike
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj kritikave dhe interpretimeve që, sipas tij, po i bëhen deklaratave të kandidatit të AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini. Ramadani ka akuzuar eksponentë të Lëvizja Vetëvendosje për, siç është shprehur ai, vazhdim të një “avazi të vjetër përçarës”, …
Më shumë...RKL: Behide Hasanaj, Një jetë në shërbim të njeriut, kombit dhe paqes
Behide Hasanaj u lind më 20 prill 1958 në qytetin e Pejës, në një familje me tradita të larta njerëzore e atdhetare, nga babai Mustafë Adem Hasanaj dhe nëna Shkurte Hasanaj Begolli. U rrit në një ambient ku puna, ndershmëria dhe respekti për tjetrin ishin vlera themelore, të cilat do …
Më shumë...Albert Z. ZHOLI: 9 Maj 2026, 81- vjetori i fitores mbi fashizmin
Fieldmarshall Von Paulus do t’i dorëzohej Ushtrisë së Kuqe më 2.2.1943, duke mos parë rrugë tjetër shpëtimi. -Nga ky vendim, 91 000 ushtarë Gjermanë dhe 22 gjeneralë, do të binin në duart e Sovjetikëve – Gjatë viteve të luftës, rreth 62 000 000 njerëz humbën jetën 9 Maji për Evropën është …
Më shumë...BDI: Kontratë e re – e dyta me radhë me dyshime të reja për Burim Latifin, i cili sërish është në qendër të skandalit në MEPSO
Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se ka dalë në dritë edhe një kontratë tjetër e lidhur me kompaninë ELNOS BL, e nënshkruar në kuadër të një furnizimi publik të MEPSO-s, institucion i udhëhequr nga kuadro të afërta me VLEN-in. Sipas Kontratës me numër 23817/2025, e nënshkruar më 08.07.2025, …
Më shumë...Poezi nga Xheni Krypi
Berati Në gurët e tij rreh zemra e historisë, si një frymë e vjetër që s’pranon të shuhet, Berati ngrihet mbi heshtjen e shekujve dhe në dritë të Osumit ngadalë përkulet. Në çdo kalldrëm fshihet një kujtim i gjallë, në çdo mur i bardhë një histori e vjetër, këtu koha …
Më shumë...Prof. dr. Vaxhid Sejdiu: Pena e zëri që buçet për bashkim – Marin Mema
Më 3 maj 2026, në një manifestim kombëtar të pagëzuar me emrin “ADN-ja Shqiptare”, patëm rastin të dëgjonim fjalën dhe prezantimin shumë kuptimplotë të gazetarit kombëtar Marin Mema, i cili sot në gazetarinë shqiptare është një emër i veçantë dhe një kryefjalë e atdhedashurisë shqiptare. Marin Mema është një nga …
Më shumë...Ardian Gjini: Kosovës nuk guxon t’i shuhet vizioni kombëtar, pa ëndërr rriten ndasitë dhe ekstremizmat
Kandidati për kryeministër Ardian Gjini dhe përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë thirrje për rikthimin e unitetit qytetar dhe ruajtjen e vizionit kombëtar, duke theksuar se Kosova nuk duhet ta humbasë ëndrrën mbi të cilën është ndërtuar rrugëtimi i saj shtetëror. Duke kujtuar periudhën e viteve ’80 …
Më shumë...Thaçi nga Haga: “Kosova ka nevojë për konsensus, jo për kriza të pafundme politike”
Në një pjesë të papublikuar më herët nga intervista e tij në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për zhvillimet politike në vend, duke kërkuar më shumë konsensus institucional dhe ndryshime kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Gazetari Blendi Fevziu bëri të ditur se disa pjesë të …
Më shumë...Bedri Hamza fton profesionistët t’i bashkohen PDK-së: “Kosova ka nevojë për njerëzit e saj më të mirë”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që besojnë se mund të kontribuojnë për vendin përmes politikës, që t’i bashkohen listës së kandidatëve të kësaj partie për deputetë. Përmes një video-adresimi, Hamza deklaroi se Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të përgatitur, …
Më shumë...Fatmir Limaj i dërgon letër Bedri Hamzës: NISMA kërkon të garojë në listën e PDK-së
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka dërguar letër kreut të Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, përmes së cilës ka shprehur gatishmërinë që NISMA të bëhet pjesë e listës së përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit. Në letrën e siguruar nga Klan Kosova, Limaj thekson se NISMA …
Më shumë...Albin Kurti: Për presidentin vendos populli, jo kryetarët e partive
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e fundit për kandidimin e mundshëm të Vjosa Osmani për presidente, duke theksuar se për postet shtetërore nuk vendosin liderët politikë, por qytetarët. Duke iu referuar deklaratave të kreut të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se ambiciet …
Më shumë...Bllokada politike rrezikon 882 milionë euro nga BE-ja për Kosovën
Kosova po përballet me rrezikun serioz të humbjes së qindra milionë eurove nga Bashkimi Europian, për shkak të bllokadës institucionale dhe mungesës së progresit në zbatimin e reformave të kërkuara nga Brukseli. Sipas të dhënave zyrtare, BE-ja ka alokuar rreth 882.6 milionë euro për Kosovën, por transferimi i këtyre mjeteve …
Më shumë...AKK alarmon për krizë financiare në komuna: Mbi 55 milionë euro u morën nga investimet kapitale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë financiare me të cilën po përballen komunat e Kosovës, pasi vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti mbi 55 milionë euro janë marrë nga buxhetet komunale për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan …
Më shumë...Kryetari Ramosaj priti në takim Drejtuesit dhe hendbollistët e Deçanit
Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur me kënaqësi dhe respekt Drejtuesit dhe dhe hendbollistët e KH Deçanit me rastin e ngjitjes së tyre në eliten e hendbollit kosovar – Superliha. Në postimin e kryetarit Ramosaj thuhet: “Me shumë kënaqësi prita sot në takim Kampionët e KH …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
