Yearly Archives: 2026

Posta e Kosovës dhe KRU “Prishtina” nënshkruajnë marrëveshje, faturat e ujit paguhen pa provizion në të gjitha zyrat postare

Posta e Kosovës dhe KRU “Prishtina” kanë nënshkruar  marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit institucional, duke u mundësuar qytetarëve pagesën e faturave të ujit në të gjitha zyrat e Postës së Kosovës, pa provizion shtesë. Marrëveshja u formalizua në një takim ndërmjet kryeshefes ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rraci, dhe …

Më shumë...

Mentor Nazarko: Osmani ia shmangu Kurtit “non grata”-n

Analisti dhe gazetari Mentor Nazarko ka bërë deklarata të forta për zhvillimet politike në Kosovë, duke thënë se Presidentja Vjosa Osmani ka luajtur rol kyç në ruajtjen e orientimit euroatlantik të vendit dhe madje, sipas tij, e ka shpëtuar kryeministrin Albin Kurti nga mundësia e shpalljes “non grata” nga Shtetet …

Më shumë...

Artan Behrami alarmon për rendin kushtetues: Kosovës i duhet urgjentisht Agjencia për Mbrojtjen e Kushtetutës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka bërë thirrje për krijimin urgjent të një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke vlerësuar se vendi po përballet me shkelje të përsëritura të rendit kushtetues pa pasoja juridike. Sipas Behramit, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti “me dhjetëra herë” kanë shkelur …

Më shumë...

BE mesazh të qartë Kuvendit: Respektoni Kushtetutën, gjeni kompromis dhe zhbllokoni institucionet

Zyra e Bashkimi Evropian në Prishtinë ka bërë të ditur se po i ndjek nga afër zhvillimet në Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit. Zëdhënësi i kësaj zyre, Nikola Gaon, ka deklaruar se të gjitha palët politike duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe të gjejnë kompromisin e …

Më shumë...

Dy vëllezër martirë të lirisë: Adem Avdyl Gashi dhe Xhafer Avdyl Gashi

Dy vëllezër martirë të lirisë: Adem Avdyl Gashi dhe Xhafer Avdyl Gashi

Adem Avdyl Gashi ( 12. 2. 1946 – 30. 4. 1999) Adem Avdyl Gashi u lind në fshatin Vërboc të komunës së Drenasit, ish-Gllogovc, më 12 shkurt të vitit 1946. Babai, Avdyli kishte qenë luftëtar i lirisë në radhët e Komandantit të luftës çlirimtare të Drenicës, Shaban Palluzha, në janar, …

Më shumë...

Bedri Mursel Maloku (26.3.1956 – 29.4.1999)

Bedri Mursel Maloku (26.3.1956 – 29.4.1999)

Dëshmori Bedri (Mursel) Maloku u lind më 26. 03. 1956 në Bardhash (Bradash) të Besianës. Ai rrjedh nga një familje tipike shqiptare që kishin traditë bujarinë, mikpritjen, vëllazërimin, punën e mbi të gjitha traditën e atdhedashurisë. Bedriu shkollimin fillor e nisi në shkollën e fshatit Bardhash ndërsa e përfundoi në …

Më shumë...

Sinan Sahit Thaçi (10.1.1962 – 29.4.1999)

Sinan Sahit Thaçi (10.1.1962 - 29.4.1999)

Menjëherë pas kazermimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 26 prill të vitit 1998, në Drenaj të Anadrinit, ilegalja e hershme e fshatrave përreth Therandës zë të grumbullohet në Samadraxhë, Dabërdelan, Sudençan, Budakovë, Korishë e Nepërbisht, në pajtim me situatën e krijuar në terrenin e Anadrinit. Strukturimet e përmendura zhvilloheshin …

Më shumë...

Elfir Maliq Behrami (24.10.1977 – 29.4.1999)

Elfir Maliq Behrami (24.10.1977 - 29.4.1999)

Njëri ndër ata që ranë me armë në dorë në luftë kundër okupato rit serb, është edhe i riu Elfir Behrami, i njohur me nofkën e luftës “Rusha”. Elfiri u lind më 24 tetor 1977, në fshatin Metehi të Llapit. Mësimet e para i mori në shkollën e fshatit, ndërsa …

Më shumë...

Sylejman Xheladin Bytyçi (7.2.1973 – 29.4.1999)

Sylejman Xheladin Bytyçi (7.2.1973 - 29.4.1999)

Luftës heroike të UÇK-së, Arllati i Drenicës i ka dhënë dëshmorët: Sylejman Bytyçi, Mehdi Bytyçi, Abedin Bujupi dhe Sami Gashi. Gjatë luftës forcat ushtarake dhe policore serbe kanë martirizuar 14 banorë të këtij fshati. Sylejmani mësimet fillestare i mori në vendlindje, ndërkohë shkollën tetëvjeçare e mbaroi në fshatin fqinj, Tërpezë. …

Më shumë...

Sabit JAHA: PLOJA E GRYKËS SË KAÇANIKUT – me rastin e përvjetorit të Betejës së vitit 1910

Masat e ndërmarra të xhonturqve për osmanizimin a turqizimin edhe të mëtejmë të viseve të pushtuara nga kjo Perandori, në një formë a metodë më “moderne” nuk u pritën as me “lepe e peqe” dhe as me “lule e pekule” nga popullata shqiptare e Kosovës, revoltë kjo që u manifestua …

Më shumë...

Eset Ismail Maloku (1.4.1957 – 29.4.1999)

Eset Ismail Maloku (1.4.1957 - 29.4.1999)

Dëshmori i kombit, Eset Maloku, u lind më 1 prill 1957 në fshatin Bardhash (ish – Bradash) të Besianës. Babai Ismaili dhe nënë Zerefja patën katër djem, të cilët i rritën dhe i shkolluan me shumë mundime. Eseti ishte fëmija i tretë me radhë. Shkollimin fillor e nisi në shkollën …

Më shumë...

Kosova në prag të bllokadës institucionale: dështimi për president rrezikon zgjedhje të reja të jashtëzakonshme

Kosova po hyn në orët vendimtare të një krize të thellë institucionale, ku mungesa e konsensusit politik për zgjedhjen e presidentit po e çon vendin drejt një skenari të përsëritur të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ngërçi politik është reflektim i një polarizimi të thellë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës së përbërë …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Milionat e Kosovës po përfundojnë në Serbi, ndërsa vendi mbetet në terr

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për dështim strategjik në sektorin energjetik, duke thënë se Kosova po humb qindra miliona euro dhe po mbetet e varur nga Serbia. Haradinaj deklaroi se, derisa Kosova paguan shuma të mëdha për energji “përmes sekserëve të lidhur me njerëz të afërt …

Më shumë...

Vlora Çitaku i kundërpërgjigjet Kurtit: 51 për qind nuk janë 100, kërkon nënshtrim e jo bashkëpunim

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratës së tij se opozita nuk po e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Çitaku ka thënë se nëse ka një person që nuk e njeh rezultatin zgjedhor, sipas saj, është vetë …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve dhe po bart fajin

Situata politike në Kosovë po tensionohet më tej, me akuza të ndërsjella mes partive në pushtet dhe opozitës. Grupi parlamentar i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për, krijimin e një krize të qëllimshme institucionale dhe për shtyrjen e vendit drejt zgjedhjeve të …

Më shumë...

Serbia nis procedurë kundërvajtëse ndaj KKSh-së për flamurin shqiptar në aktivitet përkujtimor

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se ndaj tij dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar është iniciuar procedurë kundërvajtëse nga autoritetet serbe për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar gjatë një aktiviteti përkujtimor. Sipas Rexhepit, masa lidhet me ceremoninë e organizuar në nderim …

Më shumë...