Sheradin Berisha: Me leje të kryeministrit Hashim Thaçi sot krimineli Daçiq vjen në vendin e krimit

Sot, më 19 tetoro 2013,  me “vendim” të Qeverisë së Kosovës, në vendin e krimit (në Kosovë), vjen krimineli Ivica Daçiq, i cili gjatë luftës 1998 – 1999, ishte zëdhënës i kryekriminelit Sllobodan Millosheviq! Ky njeri që sot është kryeministër i Serbisë, ditë më parë i ka thënë Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, se do ta vizitojë Kosovën kur t’i teket atij: “quaje si të duash vizitën time, por unë do të vijë në Kosovë dhe pikë” – ka thënë me ngulmë Slloba i Vogël. Në fillim të tetorit Hashim Thaçi, ia kishte “ndaluar” Ivica Daçiqit dhe të gjithë zyrtarëve tjerë nga Serbia, hyrjen në Kosovë, gjatë kohës së fushatës elektorale. Ndërkohë, Daçiqi, “ankohet” te përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, dhe në takimin e radhës që u mbajt më 7 tetor, në Bruksel, Hashim Thaçi lëshojë pe, pranon që Ivica Daçiqi ta vizitojë Kosovën, duke thënë se do “ta rrespektoj marrëveshjen (e 19 prillit) për lëvizje të lirë pa diskriminim”. “Ka kaluar koha e luftës së ftoftë, duhet të kemi një komunikim të mirë dhe serbët në Kosovë duhet të kenë inkurajim që të dalin të votojnë”, është shprehur Thaçi para gazetarëve në Bruksel. Për ta manipuluar opininon publikë, (lidhur me ardhjen e Daçiqit për fushatë elektorale në Kosovë), Hashim Thaçi, në mbledhjen e djeshme (18 tetor 2013) të Qeverisë, ka thënë se nesër (të shtunën) Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, do ta vizitojë Manastirin e Graçanicës dhe vizita e tij do të ketë “karakter strikt religjioz dhe humanitar”! Sipas Hashim Thaçit, duket që Kryeministri i Serbisë, po vjen në Graçanicë me veshje të Popit dhe nuk do të flasë për politikë, dhe rrjedhimisht nuk do t’i bëjë thirrje sebëve që të dalin masovikisht në zgjedhjet e 3 nëntorit, për ta votuar listën e përbashkët serbe!


Krimneli, Ivica Daciq po vjen në Graçanicë, (në këtë komunë etnike serbe të themeluar nga Pakoja e Ahtisaarit) e cila shtrihet vetëm disa kilometra larg Prishtinës. Me këtë rast dua të tërheq vëmendjen e opinionit të gjerë publikë, lidhur me një krim të pandëshkuar që ka ndodhur gjatë vitit 1999 në Prishtinë.


Trupat e NATO-s (KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë, kanë gjetur dhjetra varreza masive dhe shumë objekte publike dhe private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët.


Në këtë kuadër, në qershor 1999, njësitë parashutiste të KFOR-it anglezë, gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat policore-ushtarake serbe kanë kryer torturë dhe kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.


 


Në këto dhoma të krimit janë gjetur shumë dëshmi rrëqethëse!


 


Aty janë gjetur: – shpata të gjata,  – thika e maska të zeza dhe mjete tjera të metalta,  shufra dhe boksa të metalit,  sopata,  shkopinj bejzbolli të thyer, drogë dhe shiringa për marrjen e saj,  litarë të përgjakur për ngulfatje etj.


Në dhomat e krimit janë gjetur edhe krevate ku shqiptarët të lidhur këmbë e duar janë mbytur me torturë!


Aty, mbi një tavolinë është gjetur edhe një motorsharrë me shenja gjaku, dhe kjo dëshmon se aty janë prerë shumë koka e gjymtyrë të shqiptarëve!


Për më tepër në një dhomë tjertër është gjetur edhe një akumulator, që është përdorur për mbytje me elektroshok!


Përveç mjeteve të shumta të torturës dhe ekzekutimit të shqiptarëve, aty janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri gjatë luftës së dytë botërore në llogoret e vdekjes!


Në dhomat e krimit, janë gjetur edhe shume uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion si dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), të cilat dëshmojnë qartë për krimin monstruoz të kryer në këtë objekt nga regjimi kriminal i ish’zëdhënësit të kriminelit Millosheviq, sot kryeministër i Serbisë IVICA DAҪIQ!


Pas zbulimit, këtë qendër të krimit i pari e ka vizituar një Ekip i prokurorëve dhe hetuesve të Tribunalit të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar një për një të gjitha provat e gjetura aty.


Tani me të drejtë pyesim:


 


– Ku kanë përfunduar këto dëshmi? sepse edhe pas 14 vjetësh…,nga përfundimi i luftës, askush nga kryesit e këtij krimi të pashembullt në historinë e njerëzimit, nuk është arrestuar për t’u përballur me drejtësinë! Për më tepër, duket se kjo qendër e Krimit është harruar nga të gjithë (!!!) për faktin se deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë:


 as policia, prokuroria dhe gjyqtarët e UNMIK-ut (1999-2008),


as ato të EULEX’it (2008-2013),   madje për fat të keq as policia, prokuroria, gjyqësia dhe institucionet tjera shtetërore të Kosovës (1999-2013) nuk e kanë hetuar këtë krimë të tmerrshëm, kundër shqiptarëve, madje edhe kundër fëmijëve, për të cilët nuk dihet, as numri i saktë i tyre dhe ku kanë përfunduar, mbetjet e tyre mortore!


Është i tmerrshëm edhe një fakt tjetër.


Ne ende nuk e dimë numrin e saktë të të vrarëve gjatë luftës në Kosovë (1998-1999). Në shumë prezentime të politikanëve, historianëve, publicistëve, analistëve, të shoqatave për të drejtat e njeriut etj.etj, përdoren shifra të ndryshme.


Thuhet se gjatë luftës në Kosovë janë vrarë: – 10 000, 12 000,  13 000 apo  15 000 shqiptarë!


Kjo shpërfaqje e shifrave flet, se sa të papërgjegjshëm jemi ne, karshi njerëzve tanë që u flijuan për këtë vend! Kur bëhet fjalë për “qendrën e krimit serbë” në Prishtinë, më shumë se fjalët flasin fotodëshmitë, të cilat po i prezentojmë këtu.


 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …