A.Q. Luftëtarët shqiptarë në Siri nuk janë terroristë, ata po luftojnë terrorizmin shtetëror të diktatorit, Asad

Lufta verbale kundër islamit në Kosovë e mbështetur fuqishëm nga mediet me prejardhje titiste, komuniste, kryesisht dhe përgjithësisht është luftë e medieve dhe aspak e qytetarëve të Kosovës, qofshin ata myslimanë, të krishterë apo ateistë. Kjo, ta quajmë luftë, është e njëjtë, ashtu sikur  ishte dhe në një segment lufta e disa medieve të Kosovës e më gjerë, e orientuar fuqishëm kundër UÇK-së dhe partive të dala nga lufta.

Që në fillim duhet të kemi parasysh se mediet e kontrolluara nga bosët, nga mujsharët politikë dhe nga grupet e interesit nuk e pasqyrojnë realitetin objektiv dhe as zhvillimet afirmative të qytetarëve të Kosovës, por vetëm synimet e tyre, në përpjekje  për ta diskredituar një fenomen të caktuar dhe për t’i dhënë përkrahje fenomenit tjetër. Lufta e medieve nuk mund të merret si parametër për të matur pulsin e shoqërisë, sepse jo vetëm njëherë deri tani është vërtetuar se ndryshe përcaktohet dhe shprehet opinioni publik e krejt ndryshe interpretohet në medie të caktuara, sidomos në mediet e njohura për qëndrime sensacionale, përhapje të gënjeshtrave, krijim të insinuatave, shkaktim të skandaleve, plasim të paverifikuar të informatave dhe deformimin e  tyre.

Me qëllim për të mbushur faqet e portaleve dhe të gazetave me materiale, në këtë kohë të konkurrencës së ashpër, për një shtresë gazetarësh që nuk njeh moral,  verdikt apo parim qytetar, disa medie nuk kanë fare kriter as censurë, në kuptimin afirmativ të fjalës, por në vend të marrin qëndrim për  një censurë morale, ata përkundrazi lëvizin çdo gurë për të plasuar një sensacion, apo edhe një gënjeshtër notorne, sikur ndodh për ditë me shumë medie të vendit tonë. Në një praktikë të tillë të afishimit me të njëjtën kut si të së vërtetës, ashtu edhe të gënjeshtrës, ata kanë fshirë kufirin, i cili nuk bën të shkelet, në mos për tjetër, atëherë të paktën për pak sedër, dinjitet, njerëzi, në mos për as kë tjetër, atëherë të paktën për familjen, si të veten ashtu edhe të atij, të cilin e përgojon, e shantazhon apo e diskrediton.

 

Është krejt e lehtë të identifikosh mediet në Kosovë të cilat bëjnë “luftë” të hapur dhe pa kompromis kundër islamit, madje çuditërisht kjo luftë nuk vjen nga besimtarët ortodoksë apo katolikë, por nga ata që fshihen pas emrave, ta zëmë edhe përkatësisë islame sa për festimin e ndonjë Bajrami,   dhe të cilët nuk shfaqen, apo nuk e marrin guximin të shfaqen botërisht si ateistë. Këta laramanë fetarë, me vetë faktin se u mungon vetëdija dhe ndërgjegjja e vetë-përcaktimit, por edhe frika për të marrë një qëndrim për apo kundër, nuk bëjnë asgjë tjetër pos që krijojnë mjegull, huti dhe kaos.

 

Në luftë të pandërprerë kundër islamit në Kosovë bëjnë, Portali Ekspress, Koha Ditore, Jeta në Kosovë, me nën-portalet apo faqet e tyre në internet, si Koha net, KTV, telegraf etj. Këto medie me virulencën e tyre dhe kujdestarinë që bëjnë  për të kapur çdo rast dhe për ta kthyer pastaj në dukuri, për të gjuajtur çdo lëshim dhe për ta interpretuar si fenomen, i ofrojnë lexuesit e shikuesit  anën sensacionale, duke i bërë argat Serbisë edhe 15 vjet pas dëbimit të forcave ushtarake e policore të Beogradit nga Kosova. Pretendimi i krijimit të bindjes se myslimanët janë muxhahedinë, se Kosova po rrezikohet prej islamit, se Al-Kaida ka një degë të veten në Kosovë, se Kosova më shumë po rrezikuaka prej islamit sesa prej Serbisë, janë një propagandë e egër, për përhapjen se së cilës  sigurisht se këto mediume paguhen shumë mirë, nga Athina e Beogradi dhe nga ata që qëndrojnë pas këtyre konstatimeve, krejtësisht të paqëndrueshme.  Sesa i dobët dhe i mefshtë është islami në Kosovë, tregon fakti se pas një fushate të tillë të tri katër gazetave e portaleve, dorëzohet kreu i klerikëve të Kosovës. Këtë më së miri e dëshmon deklarata e fundit e Bashkësisë Islame të Kosovës, lidhur me pjesëmarrjen e disa shqiptarëve islamë në luftë kundër regjimit diktatorial të Bashar Al Assadit në Siri.  Fabrikimi i një gënjeshtre në internet për ekzistencën e një Degë të Al-Qaides, në Kosovë  ka mjaftuar të ngrihet pluhur  aq shumë, sa që Bashkësia Islame e Kosovës të detyrohet të lëshojë një deklaratë krejtësisht të panevojshme, të paargumentuar dhe aspak në akord me realitetin në Siri. Tekefundit Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka rekrutuar luftëtarë, as ka bërë ftesë për “Xhihad”, as ka fuqi për t’i kontrolluar të gjithë myslimanët e Kosovës, andaj në raste të tilla nuk ka asnjë bazë për deklaratë publike.

 

Tashmë dihet fare mirë se disa shqiptarë, jo vetëm nga Kosova por nga të gjitha trojet e Shqipërisë po luftojnë në Siri, jo për t’i bërë myslimanë sirianët, sepse ata janë  myslimanë shumë më të vjetër sesa jemi ne, por për të luftuar një regjim kriminal, diktatorial, regjimin totalitar që bazohet  në 10 për qind të elektoratit. Në Siri, pakica shiite, sundon me zjarr e hekur shumicën, suite. Kjo është aq e qartë sa drita me diell.  Në Siri, kundër Asadit po luftojnë më shumë se 500 evropianë, në mesin e tyre edhe të krishterë. Ata nuk po luftojnë për islam, por po e luftojnë një regjimi kriminal, shtypës e shfrytëzues,  sikur ishte luftuar regjimi i Gadafit në Libi dhe regjime të tjera diktatoriale në botën arabe, ashtu sikur është luftuar edhe nga NATO-ja regjimi kriminal i Milosheviqit, në vitin 1999. Nuk përjashtohet mundësia, që shumë nga luftëtarët e huaj janë edhe mercenarë, gjë kjo krejt e zakonshme për luftërat qofshin apo çlirimtare apo qytetare.

 

Të mos harrojmë se gjatë luftës së UÇK-së në Kosovë, kanë rënë duke luftuar tre luftëtarë internacionalistë, francezi, Pjer Arno Pajar, italiani, Françesko Xhuzepe Bider dhe algjeriani, Murad Muhamed Ali,  të cilët edhe janë shpallur dëshmorë, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë, në mesin e tyre edhe gjermanë, anglezë francezë. Ata nuk luftuan për shqiptarët islamë, sidomos jo dy të parët, por luftuan kundër një regjimi kriminal, kundër regjimit të satanait, Milosheviq,  që dhunonte gra,  masakronte fëmijë dhe synonte të shfaroste të gjithë shqiptarët në Kosovë.

 

Po ashtu duhet të përkujtojmë edhe një faqe tjetër të historisë shqiptare, një faqe heroizmi e lavdie, që ka ndodhur në kohën e regjimit diktatorial të Frankos në Spanjë. Atje, asokohe, kishin shkuar për ta luftuar fashizmin që po përgatitej ta pushtonte botën, në radhë të parë shqiptarët e besimit islamë si: Mehmet Shehu, Asim Vokshi, Xhemal Kada, Emrush Miftari, Asim Vokshi komandat i batalionit “Garibaldi” Daut Muço, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, Iljaz Pashaj, Justina Shkupi, Kostë Kolombo, Mane Nishova, Musa Fratari, Petro Marko, Qamil Sherifi, Ramiz Varvarica, Sabri Lumani, kryeredaktor i revistës Vullnetari i Lirisë, në Spanjë, Skënder Luarasi, Stefan Duni, Thanas Janketa, Shaban Basha, Teni Konomi, Thimio Gogozoto, Urfi Agolli, Veli Deda, Xhafer Miraka, Xhelal Abaz Bajrami, Ymer Puka, Zef Hoti, Zef Prela, Zihni Muço Zihni Murati, Niko Plaku e të tjerë. Këta luftëtarë të Spanjës, në mesin e tyre dhjetëra dëshmorë, nuk kanë rënë për komunizmin, as për marksizmin, por kanë rënë duke i shkuar në ndihmë popullit spanjoll, dhe duke luftuar ballë për ballë kundër  murtajës fashiste, e cila kishte goditur pa mëshirshëm popujt e Evropës e të botës. Rreth 32.000 vullnetarë nga mbarë bota luftuan kundër forcave fashiste  spanjolle të udhëhequra nga gjenerali, Francisco Franko dhe kundër forcave fashiste gjermane e italiane. Prej afër dyzet luftëtarëve internacionalistë shqiptarë, 30 e më shumë ishin myslimanë dhe vetëm 7 prej tyre të fesë krishtere.  Tre krerë  udhëheqës batalionesh të luftës në Spanjë kanë qenë: Mehmet Shehu, Asim Vokshi dhe Xhemal Kada, ushtarakë dhe luftëtarë të njohur, në historinë e Spanjës, të Shqipërisë dhe të Kosovës.

 

Tash për tash nuk dihet se përmasat e  luftës në Siri janë të njëjtë me Fashizmin e Frankos në Spanjë, por përderisa në Siri luftojnë  rreth 500 evropianë, pse të mos luftojnë edhe shqiptarët që kanë motiv për luftë kundër një regjimi diktatorial, i cili ka vrarë dhe vret për ditë civilë të pafajshëm. Po ashtu dihet mirë se po thuajse të gjithë shqiptarët etnikë të Sirisë, arnautët vendorë,  luftojnë kundër regjimit shtypës të Assadit.

 

Dihet botërisht se kryengritësit në Siri po luftojnë regjimin diktatorial të Asadit, i cili po ashtu është një burrë shteti, mysliman,  shiit dhe shqiptarët e internacionalistët atje nuk po  luftojnë për përhapjen e islamit, pavarësisht afishimit të ndonjë mendjelehti në internet, apo youtube.

Nuk mohohet as fakti se disa nga luftëtarët shqiptarë,  që po luftojnë në Siri mund të jenë manipuluar nga grupet e huaja të profiterëve të luftës, kjo mundësi nuk përjashtohet, sepse ka ndodhur dhe ndodh kudo në vatrat e krizës në botë, por të shpallësh terroristë ata që po luftojnë një regjimin kriminal, që po e terrorizon mbarë një popull, më së paku është një veprim krejtësisht i pajustifikueshëm dhe i dënueshëm, sepse nuk përkon me realitetin, kur dihet mirë se vetë Amerika e dënon kriminelin Asad, madje ajo pretendon edhe bombardimin nga ajri. Tekefundit, askush në Siri nuk ka shkuar për të luftuar në emër të Kosovës, as të Shqipërisë. Ata kanë shkuar vullnetarisht dhe ata vetë përgjigjen për jetën dhe veprën e tyre.

T’i arrestosh shqiptarët e Kosovës për shkak se kanë luftuar në Siri kundër regjimit të Asadit do të thotë ta përkrahësh atë regjim, të cilin e përkrah dhe e ndihmon me armë e logjistikë lufte, Krelmini zyrtar dhe kryetari i Federatës ruse, A.  Putin.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Brendshme dhe Policia nuk duhet të bien pre e propagandës së medieve, por duhet të bazohen në fakte relevante, sepse ta burgosësh një luftëtar idealist, jo vetëm që nuk e mposhtë atë, por e bën hero në sy të bashkëmendimtarëve të tij. Në këtë mënyrë ka rrezik të përshkallëzimit të panevojshëm.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …