Qëndrim i Bitanisë së Madhe është që të mos lejohet mosndëshkimi i krimeve të luftës të kryera nga Serbia në vitin 1999

Mirëpritet vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i rralluar takimet periodike me UNMIK-un

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i reduktuar takimet periodike për misionin e UNMIK-ut në Kosovë. Ai  theksoi se misioni i UNMIKut është kryer një dekadë më parë dhe dëshmia për këtë është ndërtimi i suksesshëm i shtetit në Kosovë. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së në mënyrë që kjo organizatë ta ketë një rol të ri në Kosovë, njësoj sikurse në vendet e tjera. Mirëpresim vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i rralluar takimet periodike për UNMIKun. Ky mission ka përmbushur mandatin e tij një dekadë më parë dhe dëshmia më e mirë për këtë është ndërtimi i i suksesshëm i shtetit dhe paqes në shtet. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së në mënyrë që kjo organizatë ta ketë një rol të ri në vendin tonë, njësoj sikurse në vendet e tjera”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj. Këshilli i Sigurimit të OKB-së mori vendim që katër mbledhje në vit për Kosovën janë të tepërta, duke pasur parasysh që situate në Kosovë është e qetë. Presioni për reduktimin e mbledhjeve erdhi nga ana e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa u kundërshtua ashpër nga Rusia dhe Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …