Sot bëhen 21 vjet nga dita kur filloi rezistenca e UÇK-së në Gllogjan të Deçanit

Sot bëhen 21 vjet nga dita kur filloi rezistenca e UÇK-së në Gllogjan të Deçanit

Sot bëhen 21 vjet të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan të Deçanit. Në mëngjesin e 24 marsit të vitit 1998 forca të mëdha të armikut ishin nisur drejt shtëpisë së Hilmi Haradinajt, anëtarët e së cilës ishin përfshirë në radhët e UÇK-së.Djali i tretë i kësaj familje Luan Haradinaj ishte ndër të parët që kishte rënë në altarin e lirisë.Gjatë luftimeve të zhvilluara në Gllogjan, më 24 mars të vitit 1998 ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Për të shënuar këtë ditë, në organizim të Qeverisë së Kosovës do të zhvillohen disa aktivitete. Nga ora 10:00 – 12:00, do të bëhen homazhet në Kompleksin Memorial në Gllogjan, ndërsa në orën 12:00, do të mbahet një akademi përkujtimore. Në kuadër të manifestimit, do të mbahen edhe aktivitete sportive në shah, boks, futboll dhe aktivitete të tjera në kujtim të luftës çlirimtare, e njëherit do të përkujtohet edhe 20 vjetori i fillimit të ndërhyrjes së NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Nuk është kjo LV-ja që e kam përkrahur kur të gjithë e kanë sharë dhe sulmuar e tani janë në listën për deputetë...

Behxhet Shala: PDK-ja bëri mirë që e votoi kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Behxhet Sh. Shala – Bajgora ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e …